27 Αυγούστου, 2020

E ndërtuar dy shekuj më parë, në #vitin_1782, kisha katedrale e Shën Gjergjit, pas urës me harqe të Gjanicës, ishte objekti më i vjetër historik i Fierit.

Διαδώστε:

Shikoni se çfarë ka mbetur në Muzeun Historik të qytetit nga Kisha historike dhe me e bukura e Myzeqese, kisha e Shën Gjergjit e Fierit, shkatërruar në vitin 1967.

E ndërtuar dy shekuj më parë, në #vitin_1782, kisha katedrale e Shën Gjergjit, pas urës me harqe të Gjanicës, ishte objekti më i vjetër historik i Fierit.

Ajo ishte dikur një nga monumentet më të bukura dhe më të mëdha të rajonit të Myzeqesë, e cila përbëhej prej tre nefesh, pagëzimores dhe dy portikëve. Me përmasa 26 m gjatësi dhe 20 m gjerësi, ajo u ndërtua në vitin 1782 nga mjeshtër Gega.

Ikonostasi i saj shquhej për një finesë të lartë artistike, i larë në flori dhe zbukuruar me ikona. Sipas studiuesve, kisha ishte pikturuar prej artisti të njohur Grabovari, Joan Çetirit. Ajo qëndroi në këmbë për mbi 185 vjet.

Pjesë të kësaj kishe gjenden ne Muzeun Historik te qytetit Fier. #Ikonostasi i kësaj kishe eshte shpallur #trashegimi_kulturore.

 

 

Radio “Ngjallja”/facebook

Διαδώστε: