20 Μαΐου, 2019

Διαδώστε:

KUJTESE!

 

Kremtim te mbare e te bekuar!

KULTI I NDERIMIT TE SHEN KOLLIT ( SHEN NIKOLLES )

Kulti i Shënkollit është kulti më i nderuar në Shqipëri, i një shenjtori mashkull në të dy ritet, si në atë ortodoks ashtu edhe atë të katolik, po njëkohësisht ai adhurohet edhe nga besimtarët muslimanë. Në Greqiai zuri vendin e Poseidonit, perëndisë së detit dhe kështu atij iu kushtuan shumë kisha në bregdet dhe në ishujt jonikë. Kështu ai është shënjtori mbrojtës I detarëve dhe është I lidhur me ujërat. Në vitin 1087, lipsanet e shënjtorit u morën nga tregtarët italianë e u vendosën në Bari, në anën tjetër të ngushticës së Otrantos, përballë Shqipërisë, gjë që padyshim ka ndikuar në forcimin e kultit të tij në Ballkanin perëndimor.
Edhe kisha ku u varros heroi ynë kombëar në Lezhë ishte e kushtuar shën Nikollës e cila daton e vitit 1459. Të dhënat nga autorë të ndryshëm janë kundërthënëse, mirpo sipas disa studimeve rezulton të jenë rreth 156 kisha që i janë kushtuar këtij shenjti në tërë Shqipërinë e sotme, nga Veriu në Jug.
Albanologu italian Fulvio Cordignano në studimin e tij mongrafik me titull “Geografia Ecclesiastica dell’Albania ”, ka ardhur në përfundim se në tërë teritorin e Shqipërisë ekzistonin 275 kisha katolike nga fillimi i shekullit XVI deri aty nga mesi i shek. XVII. Pas kërkimeve dhe studimeve ai kishte ardhur në përfundim se në Shqipëri nderoheshin 41 shenjtorë. Në kohën e përcaktuar nga Cordignano, kishte 143 kisha (nga 275 të shënuara) të cilat u ishin kushtuar vetëm 4 shenjtorëve dhe ato: Shën Mërisë, Shën Kollit, Shën Premtes dhe Shën Gjergjit.
Shenjti më i përhapur në tërë Shqipëri ishte ai i Shën Mërisë. Këtij kulti i përkushtoheshin 42 kisha, pra më shumë se cilitdo shenjti tjetër, ndërsa shenjtori i dytë më i nderuar gjithnjë sipas Cordignanos ishte Shën Kolli, gjithsejt 41 kisha. Në vendin e tretë renditej Shën e Premtja me 34 kisha të përkushtuara kësaj shenjtorje dhe në vendin e katër renditej Shën Gjergji më 26 kisha të përkushtuara.


Në relacionin e Cordignanos gjejmë një përhapje të madhe të kishave kushtuar shënjt Nikollës si psh. Tugjemill e Zupci në Mal të Zi, Kastrat e Shkrel të Malësisë së madhe, regjistruar më 1363, në Dajc të Hasit e Balëz të Malësisë së Madhe dhe një në Kala të Shkodrës regjistruar më 1443, Shën Kolli i jashtë portave i regjisytruar 1416, si dhe të Nënshatit, Komanit, Shalës,Tplanit dhe Shkjezë të Shkodrës, Arst të Pukës e Arrën të Kukësit, në Janjevë të Kosovës, Lezhës, Karriqit, Zejmenit po të Lezhës, Milot e Gjonëm të Lacit, Orosh të Mirditës, Macukull, Gur i bardhë e Xibërhane të Matit, në Sinë të Dibrës, Zabzun e Okshtun të Bulqizës, e Cidhinë të Krujës. Në Shqipërine e mesme gjejmë të regjistruara në Qafmollë, Mushqeta, Fag e Persqop të Tiranës, Jatesh, Garunjë, Gjonën, Jagodinë e Mollagjesh të Elbasanit, Kutërman të Librazhdit, Galush të Peqinit, Levanaj e Zambishtë të Kavajës. Tempulli nr. 12, faqe 77- 78, viti 2007.
Nga shumica e kishave dhe themeleve që I janë kushtuar shën Nikollës, dallojmë atë në Vraninë të Malit të Zi, manastir që daton , vitit 1232, Kishë në Lin të Pogradecit më 1345, Voskopojë të Korcës më 1721 – 1722, në Boboshticë të Korcës dy kisha nga e cila njëra manastir, Përmet e Lipë të Përmetit e shek XVIII, Kurjan Fier e shek. XIII- XIV, Vanaj Fier 1777, Krutje e Sipërme dhe Toshkëz të Lushnjes 1811, Kavaje ë shek XIV. Kishat më të hershme janë ato të Hormovës së Tepelenës e Perondi të Beratit të shek X-të. Në jug përmendim gjithashtu kishat Humelicë, Polican, Topovë Gjirokastër 1788, Saraqinishtë të Gjirokastrës shek. XVI, Sopik e Dhrovjan të Delvinës shek. XVI, Dhivër të Sarandës më 1736, Nivicë – Bubar të Sarandës e Mesapotam të Delvinës në shëk e XIII – të.


Historiani elbasanas Dr. Shyqyri Demiri na jep këto të dhëna shkëputur nga relacioni i peshkopëve Marin Bicës më 1610, Mark Skurës 1614 dhe Stefan Gasperit 1672 ( Histori e shkurtër e treves së Elbasanit faqe 51 e 52. Këtu na bën me dije se ndodhen kisha kushtuar shën Kollit në fshatrat Shmil, Jagodinë, Kuturman e Zabzun Librazhd, Shënkollas, Shen Kollasi i Gulashit e Kateshit po Librazhd… Sot në të gjitha këto vënde nuk ka qoftë edhe një kishë të vetme në këmbë.
Shen KollI nderohet edhe nga besimtaret bektashiane, te cilet e therrasin me emrin Guz Baba. Kete te dhene ma ka mesuar Ate Gaqi Pjetri i cili ka sherbyer ne fshatrat e Korçes, ku dhe e ka gjetur te gjalle nderimin per shenjtorin e krishtere.
Nga një një studim i shkurtër i teologut Dhimitër Bedulit në vitin 1996, i cili kishte hulumtar një zonë shumë të vogël në Shqipërinë e Jugut, atë të Pogonit e cila shtrihet në vetëm shtatë fshtara dhe nga 56 kishat ekzistuese 11 nga këto i përkushtoheshin Shën Kollit, përkatësisht vetëm fshati Sopik që kishte 16 kisha, katër nga këto i përkushtoheshin Shën Kollit. Kjo është një dëshmi shumë e fortë se shqiptarët e nderonin dhe respketonin Shën Kollin jashtëzakonisht shumë.
Po kështu kishë të shën Kollit ka patur edhe në Bradashesh. Këtë e vërteton potiri i gjetur në familjen e Prokop Terziut në fshatin Fikas të Elbasanit në të cilin citohet se është për kishën e Shën kollit Bradashesh dhe daton e vitit 1746. Sot në këtë fshat nuk ndodhet qoftë edhe një toponim që të na rrezatojë për praninë e kësaj kishe. Mendoj, se kjo kishë e shën Kollit do të ketë qënë mbi fshatin Fikas. Banori i moshuar i këtij fshati Prokop Terziu më ka pohuar kur ishte gjallë, se gjate ndërtimit të rrugës nga Tirana në Elbasan ka qënë punëtor dhe janë marrë gurë nga një kishë e rrënuar për të cilën stërgjyshërit i faleshin shën Kollit.
Për herë të parë emrin e Shën Kollit (Shën Nikolla) e ndeshim te kisha kushtuar këtij shenjti në Perondi të Beratit e cila daton në shekullin X. Kjo është një kishë shumë e vjetër, po që për nder e lavdi të Perëndisë është ruajtur deri më sot në gjendje të mire. Emri I shënjtorit përdoret në trajta të ndryshme si Nikolla apo Nikollë dhe në trajtëqn e shkrtuar si Koll apo edhe Nik. Kështu me emrin Shën Koll gjejmë një fshat në breg të Bunës, në Lezhë dhe në Mat, Rrajcë të Librazhdit, Shinkoll në afërsi të Tiranës dhe Divjakë të Lushnjës. Në Gjergjan të Elbasanit kemi një lagje me emrin Shenkoll, në Velcan të Mokrës së poshtme gjithashu është një vënd që quhet Shënkoll kur nuk ka anjë gjurmë të këtij emri. ( Albert Riska, Shqipja dhe krishtërimi, Dituria, Tiranë 2012, faqe138 – 139 ).

Shenim” Materiali u pergatiti nga famulltari i kishes, Saqellar Ate Stavri Çipi

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: