31 Μαΐου, 2019

Gëzimi i Ngjalljes, dhe orjentimi i Mitropolitit Andon, mblodhi besimtare të Krishterë të Mitropolisë së Elbasanit dhe Tiranës

Διαδώστε:

Krishti u Ngjall.
Gëzimi i Ngjalljes, dhe orjentimi i Mitropolitit Andon, mblodhi besimtare të Krishterë të Mitropolisë së Elbasanit dhe Tiranës në pelegrinazhin e datës 25 në Kosovë. Vizita filloi në Kishën ( manastir) e shën Stefanit, në qytetin e vjetër të Decanit. Aty ndodhet edhe lipsani i shën Stefanit, të cilin patëm bekimin e madh ta nderojmë.
Vizita vazhdoi në kishën patriakana e Pejes.
Duke psalur së bashku himnet ngjallësore nderonim dhe luteshim para lipsaneve të shenjtorëve të cilët e deshën dhe e pasuan me zell Krishtin dhe punuan me përkushtim në vreshtin e Tij.
Shëtitja në qytetin e vjetër te Prizrenit dhe kishen e Kryengjejve pranë tij, mbylli ditën e udhëtimit tonë.
Të bekuar në mënyrë të veçantë nga vizitat në kisha e manastire, nderimi i lipsaneve, mrekullia bukurisë natyre, miqësia me njeri-tjetrin, plot mirënjohje dhe frymëzim nisëm rrugën e kthimit në Shqipëri.
Të psalurit e Kanonit të Ngjalljes dhe këndimi i këngëve të ndryshme të krishtera, e shtuan edhe me shumë gëzimin e këtij udhëtimi.

 

Famullia Orthodhokse “Shën Athanasi” Elbasan

Διαδώστε: