22 Νοεμβρίου, 2024

Aktiviteti: “Gjuha Shqipe dhe Veçoritë e Saj

Διαδώστε:
Më 13 Nëntor 2024, u zhvillua një sesion i veçantë mbi temën “Gjuha Shqipe dhe Veçoritë e Saj” në sallën e amfiteatrit të Kolegjit Universitar “LOGOS”. Aktiviteti u drejtua nga Prof. Dr. Dhimitri Bello, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhësisë në Universitetin e Tiranës, i cili ndau me të pranishmit njohuri të thella mbi karakteristikat e veçanta të gjuhës shqipe.
Gjatë këtij sesioni, u trajtuan aspekte të ndryshme të morfologjisë dhe fonetikës së gjuhës shqipe, si dhe roli i saj në kontekstin e gjuhësisë moderne. Diskutimi ofroi një mundësi të shkëlqyer për thellimin e njohurive mbi pasurinë dhe rëndësinë e gjuhës shqipe në zhvillimin e kulturës dhe shoqërisë shqiptare.
Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga studentët dhe pedagogët, të cilët kontribuan në diskutime të frytshme mbi veçoritë e gjuhës dhe zhvillimet e saj në periudhën e sotme.
Një falënderim i veçantë nga Kolegji Universitar “LOGOS” shkon për Prof. Dr. Dhimitri Bellon për këtë aktivitet kaq interesant dhe informues!

Kolegji Universitar Logos
Διαδώστε: