18 Μαΐου, 2019

Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë – Deklaratë për ngjarjen në Siri

Διαδώστε:

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

 

Për Fortlumturinë e Tij fort të hyjshme,

Joanin,

Patriarkun e Antiokisë dhe të Gjithë Lindjes

 

Me dhimbje të thellë mësuam për ngjarjen tragjike të vrasjes barbare të fëmijëve orthodhoksë të pafajshëm në Selefkopoli të Sirisë, që u krye nga xhihadistë fanatikë gjatë kohës së mësimit të krishterë – gjoja në emër të Perëndisë. Marrim pjesë me gjithë shpirt në dhimbjen e pafund të familjarëve të fëmijëve dhe të Bariut të tyre, Fortlumturisë Suaj Fort të Shenjtë.

Në emër të gjithë besimtarëve të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, lutemi nga thellësia e shpirtit që “Ati i përdëllimeve dhe Perëndia i çdo ngushëllimi, që na ngushëllon në çdo hidhërim tonin”, t’u falë jetën e përjetshme viktimave të pafajshme, familjeve të tyre t’u dhurojë ngushëllimin që vjen së lartazi dhe Juve t’u japë fuqi, që të vazhdoni të mbështetni gjithnjë me durim dhe fuqi grigjën e bekuar të Patriarkanës së Antiokisë në sprovat e stërzgjatura, “që ne të mund të ngushëllojmë ata që gjenden në çdo hidhërim, me anë të ngushëllimit me të cilin ngushëllohemi edhe ne vetë nga Perëndia” (2 Kor. 1:3-4).

 

Gjithmonë me dashuri të thellë vëllazërore

Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë


— KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

Διαδώστε: