BASHKEMESHIM NE KISHEN E KRYEENGJEJVE NE VITHKUQ
Me rastin e 500 vjetorit të martirizimit të Shën Jakovit, oshënarit dhe martirit të ri, për të cilin thuhet se ishte nga zona e Vithkuqit, Mitropoliti i Korçës, imzot Joani, i kërkoi Mitropolitit të Kosturit, imzot Serafimit, një pjesë të lipsanit, meqenëse lipsani i këtij shenjtori ndodhet sot në Mitropolinë e Kosturit. Mitropoliti i Kosturit, me shumë dëshirë, solli një pjesë të lipsanit si dhuratë për Mitropolinë e Korçës dhe ditën e shtunë në datë 21.09.2019, në mbylljen e të kremtes së Lartësimit të Kryqit të Nderuar, u kremtua liturgjia hyjnore në kishën e Kryeengjëjve, në fshatin Vithkuq të Korçës.
Në këtë bashkëmeshim të dy mitropolitëve, si edhe të shumë klerikëve, morën pjesë shumë besimtarve nga Korça, Vithkuqi dhe Kosturi. Në mbarim të Liturgjisë Hyjnore besimtarët nderuan lipsanin e hirshëm të shenjtorit me lutje e përkushtim.
Lutemi që lipsani i oshënarit dhe martirit të ri të jetë një bekim dhe mbrojtje për të gjithë vendin tonë.
Geplaatst door Radio "Ngjallja" op Maandag 23 september 2019
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.