20/12/2018 20/12/2018 TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ – Ikonat dhe afresket në vendin tonë tashmë po restaurohen nga specialistët për të qenë sa më të mirëmbajtura pasi ato tregojnë vlerën e besimeve fetare në vendin tonë dhe tashmë po kthehen në atraksion të turizmit religjoz. Në Kishën e Shën Mitrit, në lagjen Kala, Berat specialistët po kryejnë një...
20 Δεκεμβρίου, 2018 - 13:23

Berat, restaurim i afreskut në kishën e Shën Mitrit

Διαδώστε:
Berat, restaurim i afreskut në kishën e Shën Mitrit

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ – Ikonat dhe afresket në vendin tonë tashmë po restaurohen nga specialistët për të qenë sa më të mirëmbajtura pasi ato tregojnë vlerën e besimeve fetare në vendin tonë dhe tashmë po kthehen në atraksion të turizmit religjoz.

Në Kishën e Shën Mitrit, në lagjen Kala, Berat specialistët po kryejnë një ndërhyrje emergjente në afreskun e kësaj kishe.

Specialistët e sektorit të artit të DRKK-Berat prej disa ditësh janë duke punuar në afreskun e kishës së Shën Mitrit. Ndërhyrja konsiston në konsolidimin e shtresës së suvasë me shtresën përgatitore në pjesën e hajatit. Një punë sa delikate dhe e domosdoshme për mbrojtjen e afreskut në kushtet e vështira të temperaturave të ulëta dhe lagështirës të muajve të dimrit.

Me pasionin, punën e imtësishme dhe dashurinë e padiskutueshme për trashëgiminë specialistët e DRKK Berat do bëjnë të mundur restaurimin e këtij afresku për ta shndërruar si vend atraksioni në ”Rrugët e Besimit” për vizitorët vendas dhe të huaj. /a.a/j.p/

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων