Berat/ Restaurohet afresku mural në kishën e Shën Mërisë, daton në vitin 1292
Një monument i rrallë i trashëgimisë kulturore, afresku mural në kishën e Shën Mërisë në fshatin Sinjë të Beratit, që daton nga viti 1292, është nxjerrë në dritë nga restauratorët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat.
Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila vuri në dukje punën e kujdesshme që është bërë për nxjerrjen në dritë të këtij thesari të trashëgimisë kulturore.
“Nga shpallja monument kulture e deri në ndërhyrjet për restaurimin e afreskut. Punë shumë delikate për orë, ditë dhe muaj për të nxjerre në dritë një nga afresket më interesante të një monumenti të rrallë: Kisha e Shën Mërisë së Sinjës, Berat”, tha Margariti, ndërsa publikoi momente nga punimet në këtë kishë.
Tashmë ka përfunduar plotësisht restaurimi i pikturës murale në kishën e Shën Mërisë në fshatin Sinjë, Berat.
Piktura e kësaj kishe-shpellë daton që prej vitit 1292. E realizuar e gjitha në shkëmb, piktura shfaqej e dëmtuar nga koha dhe tymrat e zjarreve.
Pas një pune të imtësishme dhe shumë të kujdesshme nga restauratorët e DRKK Berat, u arrit nxjerrja në dritë e këtij thesari të trashëgimisë kulturore.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.