18 Φεβρουαρίου, 2019

Berat, restaurohet afresku në kupolën e kishës së Shën Triadhës (FOTO)

Διαδώστε:

Ikonat dhe afresket ne vendin tonë tashmë po restaurohen nga specialistët për të qenë sa më të mirëmbajtura pasi ato tregojnë vlerën e besimeve fetare në vendin tonë dhe po kthehen në atraksion të turizmit religjoz.

Specialistët e sektorit të artit në DRKK Berat pas shumë ditësh e muaj pune me kujdes dhe përkushtim rifituan dhe nxorën nga rreziku i degradimit afreskun në kupolën e kishës së Shën Triadhës në lagjen “Kala”.

Me pasionin, punën e imtësishme dhe dashurinë e padiskutueshme për trashëgiminë specialistët e DRKK Berat bënë të mundur restaurimin e këtij afresku për ta shndërruar si vend atraksioni në ”Rrugët e Besimit” për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kisha është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në Kalanë e Beratit.

(ATSH)

Διαδώστε: