Besimtarët ortodoksë festojnë ngjalljen e Krishtit, mbushin sheshin para Katedrales në Korçë
Në Korçë mbrëmja e Pashkëve është një festë e vërtetë, ku qyteti ka jetë më shumë se kurrë.
Jo vetëm korçarët, por edhe mijëra turistë kanë “pushtuar” qytetin juglindor duke i dhënë dinamikë çdo hapësire. Përveç urimeve të mesnatës, të gjithë kanë zgjedhur të shijojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit atë çfarë ky qytet ofron.
Mënyra e veçantë që korçarët kanë ditur të ruajnë sa u takon festimeve, kanë rritur kureshtjen e vizitorëve dhe turistëve, të cilët këtë fundjavë kanë zgjedhur të festojnë në Korçë.
Mijëra besimtarë ortodoksë, vizitorë vendas e të huaj kanë mbushur mbrëmjen e djeshme sheshin pranë katedrales.
Ata kanë pritur në mesnatë ringjalljen e Krishtit, pasi kanë ndjekur ceremoninë fetare të rastit, të drejtuar nga mitropoliti, imzot Joani dhe kleri orthodhoks.
Së bashku me urimin, besimtarët kanë marrë flakën e shenjtë apo dritën e hyjit, që simbolizon mbarësinë për çdo familje, shoqëruar edhe me trokitjen e vezëve të kuqe.
Korça me bukuritë natyrore dhe monumentet e shumta të kulturës, fshatrat piktoreskë ofron surpriza të shumta për turistët që janë drejtuar drejt qytetit juglindor. Një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur hotelet e qytetit, por dhe zonat turistike më të njohura si Dardha, Voskopoja, etj.
— ATSH
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.