Sot festuam Shën e Premten, në kishën mrekulliberëse me të njejtin emër, në fshatin Çetë, pranë qytetit tonë,
Morën pjesë besimtarë nga Kavaja si dhe nga kishat e Durrësit dhe të Tiranës dhe Shën Vlashit, të drejtuar nga klerikët e tyre Atë Petro Thanasi, Atë Gjerasim Cakalli, Atë Ilia Mazniku, Atë Emanuel Lusha, Atë Emanuel Lapanxa, dhjakon Spiro Topanxha. Nën kryesimin e Episkop Astit u mbajtën Shërbesat festive të Mëngjesores dhe Liturgjia hyjnore.
Predikimin e mbajti Atë Ilia, i cili foli për jetën e shenjtores, për jetën e besimtarit sot dhe sfida të ndryshme që hasim, për përjetime të ndryshme në këtë vend të shenjtë e të bekuar, që ka sjellë jetë, shërime, mrekulli dhe bekim për të dhe shumë e shumë njerëz të krishterë dhe jo të krishterë.
26 Ιουλίου, 2019
Caste nga festimi në kishën e Shën e Premtes
Διαδώστε:
Διαδώστε: