Datë 12.12.2018 Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë tëShqipërisë u bën me dije të gjithë anëtarëve dhe dashamirësve të saj se ditët efundit, në një intervistë të dhënë në televizionin “Tema” dhe në disa media dherjete sociale, z. Piro Prifti, i prezantuar si Përfaqësues i Intelektualëve Orthodhoksë të Tiranës, ndër të tjera ka kërkuar ngritjen e një komisioni përrivlerësimin e figurave klerikale dhe intelektuale të Kombit Shqiptar, si Gjergj Kastriot Skënderbeu, Fan Noli, Kristofor Kisi etj, duke përmendur se për këtë qëllim kemi bërë një promemorje të dytë drejtuar Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjithashtu, z. Piro Prifti përmend në intervistë:
“KOASH nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të vlerësuar figurat klerikale dhe intelektuale të ortodoksisë që i kanë dhënë kaq shumë Shqipërisë. Zakonisht ato janë nderuar nga ana shtetërore për ndihmën që kanë dhënë, kurse nga ana klerikale nuk u janë dhënë vlerat që duhet…
”Së pari, Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë,organizëm nën varësinë shpirtërore dhe statutore të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, është i vetmi organ i ligjshëm zyrtarisht që ka në strukturën e saj vertikale degët e saj të organizuara në bazë të Mitropolive përkatëse.
Në këtë kuadër ekziston edhe Dega e Intelektualëve Orthodhoksë të Tiranës. Si rrjedhim, emertimi “Lidhja e Intelektualeve Ortodoksë të Tiranës”, së cilës i referohet z. Piro Prifti apo grupime të tjera me emërtime të ngjashme ose të përafërta, nuk përfaqësojnë Lidhjen e Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë, përfaqësues zyrtarë të së cilës janë kryetari i saj, z. Robert Andoni dhe Sekretari i saj, z. Adrian Naço. Së dyti, Lidhja eIntelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë ka të drejtë t΄i shprehë mendime dhet’i propozojë nisma Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për çeshtje të ndryshme që lidhen me historinë diakronike të saj dheme realitetin koherent.
Është Sinodi iShenjtë, organi më i lartë dhe i vetëm vendimmarrës, që ka tagrin e plotë shpirtëror dhe statutor, të vlerësojë dhe të vendosë për këto nisma dhe propozime. Aq më tepër për rastet kur kemi të bëjmë me propozime që i kalojnë kufijtë dhe kompetencën e kishave lokale dhe kanë karakter ekumenik.
Së fundi, me përkujdesjen atërore dhe financiare të Kryepiskopit Anastas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka iniciuar dhe mbështetur në këto 27 vite të fundit, aktivitete, predikime, kumtesa, përvjetorë, konferenca, shkrime dhe botime të zhvilluara në institucionet e saj arsimore, në qëndrat kulturore të saj dhe në takimet e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë, të cilat janë pasqyruar dhe botuar në gazetën e përmuajshme “Ngjallja” dhe në Revistat, “Kërkimi” dhe “Tempulli” si edhe në libra të boturara në shtypshkronjën “Ngjallja” të KOASH-it.
Në këtë kuadër janë pasqyruar dhe publikuar mjaft vlerësime dhe studime për shumë shenjtorë si edhe figura historike të Kishës dhe të vendit tonë, ku ndër të tjerë përmendim Gjergj Kastriot Skënderbeun, Shën Angjelina Arianitin, Onufër Neokastritin, Shën Nikodhimin e Beratit, Peshkopët Theofan Nolin, Irine Banushin dhe Kristofor Kisin, etj.
Çdo nismë dhe propozim që vjen nga besimtarët orthodhoksë dhe, në mënyrë të veçantë nga intelektualet orthodhoksë janë të mirëpritura nga Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë në rrugë individuale, kolegjale dhe institucionale, duke respektuar prezencën tone si një komunitet shpirtëror i strukturuar dhe i matururar, me potenciale dhe kontribute të pashtershme intelektuale në historinë e vendit tonë.
Z. Robert ANDONI
Z. Adrian NAÇO
Kryetar i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë
Sekretar i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë