Dëshmore e madhe Efimia. Mbretëresha Ollga. Dëshmor Martirokliu. Hierodëshmor Kindeu.
– Dëshmore e madhe Efimia –
Që nga Sinodi IV Ekumenik, mbledhur nga perandorët Markian e Pulkeria në Kalqedoni, në Bazilikën e shën Efimisë, 630 Etër u mblodhën për të hedhur poshtë mendimet heretike të arkimandrit Eftiqi, i cili mbështetej nga kryepeshkopi i Aleksandrisë, Dioskori. Që të kuptonin me një vendim nga Perëndia se kush ishte doktrina e vërtetë, patriarku shën Anatoli sugjeroi që të dyja palët të hartonin nga një vëllim mbi doktrinën që mbronin dhe t’i vendosnin mbi lipsanet e shën Efimisë.
Të dy librat, që kishin në përmbajtjen e tyre personin e Krishtit, u vendosën mbi kraharorin e shenjtores dhe, pasi mbyllën varrin, etërit filluan të luteshin. Pas 8 ditësh u hap varri i së lumurës dhe zbuluan të mrekulluar se shenjtorja shtrëngonte në krahët e saj doktrinën e vërtetë, sikur të dëshironte ta fuste brenda në zemër, ndërsa vëllimi tjetër heretik gjendej në këmbët e saj. Para kësaj mrekullie të krishterët e besimit të vërtetë lavdëruan Perëndinë, ndërsa heretikët u nxorën jashtë nga turma dhe u mbuluan me turp.
Tregohen shumë mrekulli që ka kryer shën Efimia. Gjatë një invazioni pers, barbarët pushtuan Kalqedoninë dhe u përpoqën të shkatërronin me zjarr lipsanet e shenjta të saj. Por ato qëndruan të paprekura dhe gjak i freskët doli nga vrima që ata i kishin bërë varrit. Në vazhdim, kjo mrekulli vazhdoi të përsëritej herë pas here, duke bërë mjaft shërime te besimtarët që merrnin nga gjaku i saj.
Shumë shpesh nga varri i saj del një parfum erëmirë, si dëshmi e pëlqimit te Perëndia. Për t’i mbrojtur këto lipsane të çmuara, i transferuan në Konstandinopojë dhe i vendosën në kishën që mban emrin e saj, pranë Hipodromit. Gjatë persekutimeve të Konstandin Kopronimit, lipsanet e shën Efimisë u hodhën në det, ndërsa kisha u transformua në një magazinë armësh, por u ndalën në breg të ishullit Lemnos dhe u morën nga peshkatarët.
Pasi u gjetën gjatë mbretërimit të perandoreshës Irena, u transferuan solemnisht në kryeqytet (796) ku vazhduan të bënin mrekulli. Pas shumë peripecish të tjera, ato sot nderohen në kishën e Patriarkanës Ekumenike, në Fanar.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.