10/10/2024 10/10/2024 E enjte, 10 tetor 2024 – Shenjtori i ditës. Dëshmorët Eulambi dhe Eulambia. Omologjetët Theofili, Vasiani e 200 shokët. Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin. Oshënar Ambrozi i Optinës. – DËSHMORËT EULAMBI DHE EULAMBIA – Eulambi dhe Eulambia ishin vëlla e motër dhe jetuan në Nikomedi kur qeveriste perandori Maksimian dhe guvernatori Maksim...
10 Οκτωβρίου, 2024 - 16:20

Dëshmorët Eulambi dhe Eulambia. Omologjetët Theofili, Vasiani e 200 shokët. Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin. Oshënar Ambrozi i Optinës

Διαδώστε:
Dëshmorët Eulambi dhe Eulambia. Omologjetët Theofili, Vasiani e 200 shokët. Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin. Oshënar Ambrozi i Optinës

E enjte, 10 tetor 2024 – Shenjtori i ditës.
Dëshmorët Eulambi dhe Eulambia. Omologjetët Theofili, Vasiani e 200 shokët. Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin. Oshënar Ambrozi i Optinës.
– DËSHMORËT EULAMBI DHE EULAMBIA –
Eulambi dhe Eulambia ishin vëlla e motër dhe jetuan në Nikomedi kur qeveriste perandori Maksimian dhe guvernatori Maksim (rreth 296). Ishin strehuar në malet afër qytetit për t’iu shpëtuar persekutimeve kundër të krishterëve. Një ditë, shokët e dërguan Eulambin në qytet për të blerë bukë, por rrugës u kap nga paganët. E çuan për ta pyetur para perandorit.
Rrëfeu me kurajë besimin te Krishti. Kur e nxorën nga marrja në pyetje, iu duk se shenjti do t’u bindej dhe do pranonte t’u sakrifikonte idhujve. E çuan në tempull. Teksa ecte për të sakrifikuar, e urdhëroi statujën e Arisit (Marsit) të binte përmbys, dhe menjëherë statuja ra përtokë dhe u thërrmua.
Paganët u marrosën dhe u vërsulën mbi atletin e Krishtit për ta torturuar. Në çastin që e mundonin, e motra, Eulambia, erdhi dhe iu lut që të martirizohej edhe ajo bashkë me të. Dhe Zoti e dëgjoi lutjen: e kapën edhe Eulambian dhe e hodhën në një kazan me vaj të përvëluar bashkë me të vëllanë. Perëndia e lejoi që të martirizoheshin, me qëllim që të shkëlqente fuqia e Tij; për këtë arsye shenjtorët s’pësuan gjë, dhe nga kjo që ngjau, dyqind paganë i besuan Krishtit.
Ua prenë kokat bashkë me Eulambin dhe Eulambian, duke u bashkuar kështu me korin e të lumurve.
* * * * *
– OSHËNAR ANDREA NË TOTMA, I MARRË MË KRISHTIN –
Lindi në një familje të pashkolluar, por shumë të devotshme, në një fshat të Vologdës. Jetoi në shek. XVII. U edukua duke shkuar shpesh në kishë. Prindërit i vdiqën, kështu hyri rishtar në manastirin e Galiçit, në dioqezën e Kostromës. Igumeni i urtë dalloi dhuntitë shpirtërore dhe e nxiti të merrte kryqin e rëndë të marrëzisë më Krishtin.
Andrea braktisi manastirin dhe filloi të endej rrugëve, por vizitonte shpesh starecin për t’i rrëfyer veprimet dhe mendimet. Pas vdekjes së jerontit të tij, u vendos në kishën e Ngjalljes në qytetin e Totmës, ku askush nuk e njihte. Kalonte gjithë natën në lutje dhe ditën mblidhte lëmoshë, të cilën e shpërndante përsëri tek të varfrit. Ecte këmbëzbathur, dimër e verë dhe ushqehej me bukë e ujë.
Një herë takoi kryetarin e një fisi të egër që vuante nga një sëmundje në sy. I kërkoi shenjtit ta shëronte, por Andrea u zhduk nga sytë e tij. Megjithatë, kur barbari lau sytë me dëborën mbi të cilën kishte kaluar shenjti, u shërua. I dërmuar nga asketizmi dhe privime të tjera, shën Andrea paranjohu ditën e fjetjes së tij, thirri një prift për t’u rrëfyer dhe për t’u kunguar me Misteret e Shenjta. U gjet i vdekur dhe vendi ku prehej trupi i tij ishte mbushur me një aromë erëmirë e qiellore.
Pas disa kohësh, iu shfaq në gjumë një gruaje të sëmurë, i dha Ungjillin që mbante në dorë ta puthte dhe i tha të shkonte në varrin e tij për t’u lutur. Gruaja u zgjua tashmë e shëruar.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων