Deti misteret dhe simbolika e tij
Stina e nxehtë e verës i nxit njerëzit t’i drejtohen detit që i josh me freskinë, bukurinë, por edhe me madhështinë e tij. Uji i kripur i deteve përbën 97% të sasisë së ujit në botë. Toka e mbuluar nga uji në 2/3 e sipërfaqes, emërtohet planeti blu në sistemin diellor. Detet janë pjesë e pesë oqeanëve, që ndikojnë dhe kontrollojnë pjesërisht klimën, ngaqë masat e ngrohta dhe të ftohta të ajrit lëvizin së bashku me rrymat e oqeaneve.
Përsa i përket hartave që janë me rëndësi jetike për lundrimin, ato datojnë që në shekullin e dytë prK, si është ajo e Ptolemeut. Kjo hartë u përdor në vitin 1492 kur Kristofor Kolombi u nis për udhëtimet e tij të zbulimit të tokave të reja, pastaj u bënë përpjeke të tjera për të vizatuar hartën e botës, derisa në vitin 1921 u krijua “Organizata Hidrografike Ndërkombëtare”, që përbën autoritetin për anketimin hidrografik dhe vizatimin detar.
Oqeanografia si shkencë i ka fillimet me udhëtimet e kapitenit James Cook (1728-1779) nga viti 1768 deri më 1779, duke përshkruar Paqësorin me saktësi të paparë nga 71 gradë në jug deri në 71 gradë në veri. Charles Wyville Thompson (1830-1882), shefi shkencor i ekspeditës Challenger i 1872-1876, në mënyrë efektive krijoi shkencën e oqeanografisë, e cila merret me formën e jetës detare, ruajtjen e mjedisit detar, kiminë e oqeanit, studimin e dinamikës së klimës, kufirin ajror-detar, modelet e motit, resurset e oqeanit, energjinë e rinovueshme, valët dhe rrymat dhe dizenjimin dhe zhvillimin e mjeteve e teknologjive të reja për hetimin e thellësive.
Në thellësi të mëdha detare asnjë dritë nuk depërton dhe presioni është ekstrem. Njeriu nuk mund t’i eksplorojë këto thellësi me aftësitë natyrore. Vetëm nëpërmjet teknologjisë, ai ka arritur të shkojë në thellësi shumë të mëdha, deri në fund të deteve, si ajo e Kanalit Mariana në Paqësor, duke arritur një thellësi rekord prej rreth 10,915 metra. Dita Botërore e Oqeaneve është caktuar 8 qershori.
Njerëzit që nga lashtësia janë përballur dhe e kanë përdorur detin për bazë ushqimore, për udhëtime, transport mallrash, argëtim, shëndet dhe për varrim. Varrimi në det është praktikuar në mënyra të ndryshme që nga qytetërimet e lashta të Egjiptit, Greqisë dhe Romës. Madhështia e detit, në dukje e pafund, i ka bërë njerëzit e kohëve të lashta supersticiozë dhe duke mos i arsyetuar dot misteret e detit, e kishin mitizuar. Mitologjia e Mesopotamisë e ka parë detin si aspekt të perëndive që krijojnë dhe drejtojnë tokën, këto të parafiguruara me egërsira të përbindëshme, që tregojnë fuqitë kaotike dhe shkatërruese dhe që zoti i rendit “Marduku” duhej të asgjesonte për të organizuar gjithësinë.
Po ashtu edhe në mitologjinë greke, Poseidoni ishte një nga dymbëdhjetë hyjnitë e Olimpit. Ai ishte “zoti” i detit dhe i ujërave të tjera. Në Iliadën e Homerit, Poseidoni mbështet grekët kundër trojanëve gjatë Luftës së Trojës. Në mitologjinë romake, Neptuni kishte një pozitë të ngjashme me Poseidonin. Po ashtu, në çdo mitologji tjetër të popujve bregdetarë, deti është përshkruar i mitizuar dhe kontradiktor: si i fuqishëm, por i qetë, i bukur, por edhe i rrezikshëm. Përgjigjet njerëzore për madhështinë edhe misteret e detit, mund të gjenden edhe në forma të ndryshme të artit që nga lashtësia deri më sot.
Rëndësia e detit shikohet edhe në Shkrimin e Shenjtë (Bibla), por ndryshe nga bestytnitë e paganëve, në Bibël deti është i përshkruar në rangun e krijesave të krijuara nga Zoti si një ndër katër elementët e materies: uji, ajri, zjarri dhe dheu. Bibla fillon me këto vargje:“Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.Toka ishte pa trajtë,e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave” (Zanafilla 1:1-2) , dhe në ditën e tretë të krijimit Perëndia tha: “Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera”. Dhe kështu u bë. Dhe Perëndia e quajti terën “tokë” dhe grumbullimin e ujërave “detë”. Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë” (Zanafilla 1: 9-10).
Por ndryshe nga mitet pagane, deti në Shkrimin e Shenjtë nuk është më një mit dhe aspak në konflikt me Perëndinë, por i bindet Krijuesit si gjithë elementët e krijimit, ashtu si na thuhet: “Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën” (Psalmi 104:9), ose tek libri i Jobit: “Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës, kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena? Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta, dhe thashë: “Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!” (Jobi :38-:8 -11).
Deti në Shkrimin e Shenjtë është i ftuar si gjithë krijesa në simfoninë e natyrës që çdo ditë ia përcjell tjetrës, duke falënderuar Zotin si krijuesin e gjithçkaje: “Lavdërojeni Zotin nga prej qiejve, lavdërojeni në më të lartat. Lavdërojeni gjithë engjëjt e tij, lavdërojeni gjithë fuqitë e tij. Lavdërojeni atë, o diell dhe henë, himnojeni atë gjithë ju yjet e ndritshëm. Lavdërojeni atë, o qiejt e qiejve dhe uji përmbi qiejt” (Psalm 148:1-4).” E mburshin qiejtë dhe toka,detet dhe gjithshka lëviz në to”(Psalmi 69: 34)
Misterin përse uji i deteve i përzierë me elementët e tjerë si zjarri, ajri dhe dheu në mënyrë misterioze bashkëpunon sipas programit hyjnor për mbarvajtjen e globit, na shpjegon shën Vasili i madh (330-379) në librin: “Mbi 6 ditëshin”: “Toka është e thatë dhe e ftohtë, uji ka lagështirën e të ftohtit, ajri është i nxehtë dhe me lagështirë dhe zjarri i nxehtë dhe i thatë. Sepse kështu me cilësi të dyfishtë, si rezultat krijohet mundësia që të përzihen me njëri-tjetrin, secili përzihet me elementin fqinj nëpërmjet cilësisë së përbashkët dhe me anën e komunikimit me atë që ka fqinjë, lidhet me të kundërtin. Dmth. toka që është e thatë dhe e ftohtë, bashkohet me ujin, sepse të ftohtit është cilësia e tyre e përbashkët dhe ndërmjet ujit toka bashkohet me ajrin. Sepse uji është i ndërmjetëm në mes të dyve; dhë kështu është sikur ka dy duar dhe me secilën zë nga një cilësi të të dy fqinjve, ajrin edhe tokën. Me anë të të ftohtit zë tokën dhe me lagështirën zë ajrin. Gjithashtu ajri me ndërmjetimin e tij bëhet pajtues i ujit dhe i zjarrit, të cilit prej natyre luftojnë me njëri-tjetrin, sepse ndërthuret në ujë me lagështirën, ndërsa në zjarrë me nxehtësinë. Ndërsa zjarri duke qënë i nxehtë dhe i thatë në natyrën e tij, nëpërmjet nxehtësisë bashkohet me ajrin dhe nëpërmjet thatësisë komunikon përsëri me tokën. Dhe kështu bëhet një rreth dhe një valë harmonike, ku të gjithë psalin njëzëri dhe me vallzojnë me rregull ndërmjet tyre”.(Biseda e katërt)
Pavarësisht se deti është një element inpersonal në krijim, përsëri përdoret nga urtësia e Perëndisë për të na treguar misteret e jetës. Sepse Perëndia i padukshëm, bëhet i dukshëm dhe komunikon me njerëzit e arsyeshëm, nëpërmjet elementeve të natyrës, sepse: “Natyra është një libër i hapur ku ne mund të shikojmë Perëndinë dhe Ai na flet,” thoshte ava Andoni i Madh (251-356).
Sipas Shkrimit të Shenjtë, ujrat e thella të detit japin një imazh të vdekjes dhe fundi i tij mendohet të jetë si kufi me Sheolin (bota e të vdekurve). Psalmisti na thotë: “Shpëtomë, o Perëndi se ujrat më kanë zbritur deri në grykë. Jam zhytyr në një batak të thellë dhe nuk gjej pikë mbështetje, kam aritur në ujrat e thellë dhe rryma më rrëmben me vete.” (Psalm 69:1- 2).
Po ashtu, dallgët e detit që vijnë me ashpërsi bregut, sikur do ta përpijnë, por menjëherë kthehen pas të mundura, është parë si simbol i së keqës që kërkon të prishë botën, por që kurrë s’do ta arrijë përfundimisht, se Zoti do ta mundë. Deti është parë edhe si banesë e djallit dhe demonëve, ashtu si e lexojmë tek psalmi nistor : “Ja deti i madh dhe i gjërë…atje është Leviatiani që e krijove për të luajtur në të” (Psalmi 103).
Kjo nuk është një tjetër mit, por një realitet, sepse kur (Leviatiani) djalli kryeëngjëlli i rrëzuar prej krenarisë nga parajsa qiellore, mashtroi njeriun që t’i rebelohej Zotit në parajsën tokësore, ai me demonët engjëjt rebelë, jo thjesht i robëruan njerëzit në shpirt edhe në trup, por robëruan edhe krijimin që ishte bërë për njeriun. Duke qënë se ujrat mbulojnë 2/3 e Botës, frymërat demoniake u futën në ujra, i infektojnë ato dhe nëpërmjet tyre gjithë krijimin, që lëngon nën peshën e prishjes, korruptimit, ashtu siç shkruan apostull Pavli: “Sepse e dimë se gjithë krijimi bashkërënkon me dhimbje lindjeje së bashku deri tani” (Romakëve 22:8). Prandaj Krishti, Biri i Perëndisë, si Njeri u pagëzua në lumin Jordan që derdhej në Detin e Vdekur, që si Perëndi të shtypte krerët e dragojnve të cilët kanë fole në ujra. Ky është shkaku që në 6 Janar të krishterët e hedhin kryqin në det, simboli i pagëzimit të Krishtit, por edhe për shenjtërimin e ujrave.
Por përveç banesës së djallit, deti me lëvizjet e tij kaotike simbolizon dhe fuqitë kundërshtare të kombeve pagane që kërkojnë të maten me Perëndinë dhe me popullin e tij. Prandaj në librin e Zbulesës na thuhet se egërsirat që luftojnë njerëzimin dalin nga deti: “Dhe pashë të ngrihej nga deti një bishë “ (Zbulesa: 13-1) Kjo luftë do të kulmojë me përballjen kozmike të luftimit të fundit midis të mirës edhe të keqes, por që do të munden me dukjen e Zotit dhe të ushtrisë së Tij, ashtu siç mundet edhe krenaria e detit kur përballet me bregun shkëmbor, tek psalmet lexojmë: “O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti? Besnikëria jote të rrethon kudo. Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson” (Psalmi 89: 8-9). “Por Zoti në vëndet shumë të larta është më i fuqishëm së zërat e ujërave të mëdha, më i fuqishëm se baticat e detit” (Psalm 93:2-4).
Duke parë detin, duhet të na vijë në kujtesë edhe mrekullia e madhe kur në 1446 vjet pr.K Deti i Kuq u ça më dysh nga fuqia e Perëndisë. Populli i Izraelit i udhëhequr nga profeti Moisi kaloi nëpër tokë të thatë në anën tjetër të bregut, që të shpëtonin nga përndjekja e faraonit Ramsesi II. Por, kur faraoni dhe ushtria egjiptiane tentuan të futen në ndjekje të Izraelit, deti i përpiu, duke u bërë varri i tyre. E gjitha kjo është e dokumentuar në Shkrimin e Shenjtë (Eksodi 14:1-31). Psalmisti me frymë poetike thotë: “Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën. Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit” (Psalmi 77:19-20).
E gjithë kjo mrekulli madhështore që ka të bëjë me çlirimin e popullit të Izraelit nga skllavëria egjiptiane nëpërmjet detit, ka një kuptim simbolik që përmbushet tek çdo kush që pagëzohet në emër të Krishtit. Pagëzimi nëpërmjet ujit dhe Shpirtit është një kalim i mistershëm nga pushteti i djallit në dashurinë e Zotit, nga vdekja në jetë, nga mëkati në virtut. Shën Joan Gojarti (shekulli i IV) i drejtohet të sapopagëzuarit :“Ti nuk e pe faranonin tek po mbytej, por pe djallin tek po përmbytej. Ata kaluan detin, ndërsa ti kalove vdekjen. Ata shpëtuan nga egjiptianët, ti u çlirove nga demonët. Judenjtë hodhën tej skllavërinë barbare, por ti hodhe tej skllavërinë edhe më të keqe, skllavërinë e mëkatit” kurse Shën Vasili (shekulli i IV) thotë: “Izraeli nuk do të kishte shpëtuar nga faroni nëse nuk do të kalonte detin. Dhe ti nuk do të shpëtosh nga skllavëria e hidhur e djallit, nëse nuk kalon brenda ujit të Pagëzimit”.
Krishti, Biri i Perëndisë, si Njeri qëndronte në këmbë mbi detin e tërbuar: “Por ata, kur e panë që po ecte mbi det, menduan se ishte një fantazmë dhe filluan të bërtasin” (Marku 6:49). Madje e urdhëron të qetësohet deti i tërbuar: “Dhe ai e qortoi erën dhe i foli detit: ‘Pusho dhe fashitu’. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe” (Marku 4:39). Këto ngjarje të mbinatyrshme vërtetojnë se Krishti, si Fjalë e Perëndisë, është Krijuesi, Arkitekti dhe urdhëruesi i detit dhe i gjithë krijesës, ashtu si na i thotë ungjillori Joan :”Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë dhe Fjala ishte Perëndi…Të gjtha u bënë me anë të Tij dhe pa atë nuk u bë azgjë nga ato që janë bërë”(Joani 1; 1-20
Detin e trazuar mund ta kalosh vetëm në qoftë se je i hipur në një anije, po ashtu edhe detin e trazuar të jetës që rezikon të na përmbyti papritur me dallgët e pasionit,lakmisë,mëkatit, dëshpërimit, mund ta kalojmë duke hypur në anijen e Kishës, që duke pasur si timonier Krishtin me velë Kryqin që e shtyn era e Shpirtit të Shenjtë, na shpëton nga mbytja shpirtërore në honet e ferrit të tragjedive jetësore dhe na çon të sigurtë në limanin e paqes në këtë jetë dhe përtej kohës dhe hapsirës në Mbretërinë e Zotit, ku deti, si vendi i demonëve edhe simboli i rebelimit të kombeve, nuk do të jetë më, sepse “Atë ditë Zoti do të ndëshkojë me shpatën e tij të ashpër, të madhe dhe të fortë Leviathanin, gjarpërin e shkathët, gjarpërin Leviathani dredha-dredha, dhe do të vrasë përbindëshin që është në det.” (Isaia 27:1),por do jetë një tjetër det i kristaltë, i shtrirë para fronit të Zotit: “Dhe përpara fronit ishte si një det i qelqtë që i ngjante kristalit” (Zbulesa:4-6), simbol i jetës dhe i paqes së përjetëshme.
Prandaj kur të qëndrojmë përpara detit, sidomos në këto ditë vere, duhet të mendojmë më shumë mbi misteret dhe simbolikën e tij.
Miron Çako: përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit pranë Kryepiskopatës të KOASH- it
TEMA TE NGJASHME:DETIMISTERETSIMBOLIKA LAJME TE NGJASHME
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi detar
Vila e ëndrrave në detin Jon nuk ka qenë kurrë më pranë!
Tërmeti lëkund detin Jon/ Ka shkaktuar dëme të shumta
“Shpërthen” Berisha/ Marrëveshja për detin favorizon Greqinë
Kemi harru’ me qesh
Deti përpin dhe njëqind e katërmbëdhjetë refugjatë
KLIKO PER TE KOMENTUAR
AKTUALITETE bujshme/ Kukësi ka gati goditjen e madhe, gati akordi me sulmuesin e KievosPublikuar 10:02 – 30 Qershor, 2019 By E.S.
Kukësi është në kërkim të një sul muesi me potencial, pasi largimi i Arturo Rexhinaldos ka krijuar një hendek në fazën sulmuese. Gazeta mëson ekskluzivisht se verilindorët janë hedhur në sulm për të afruar sozinë e Kaleb Ekubanit. Bëhet fjalë për Ngisah Bismark, i cili është një sulmues i ri shumë i vlerësuar në treg.
Kështu, Kukësi kërkon t’i vërë “stërkëmbëshin” Partizanit, pasi ishin kryeqytetasit të parët të cilët në kuadrin e kërkimeve dhe propozimeve për përforcimin e sulmit, te Partizani u shënjestrua Bismark.
Palët janë në negociata, por duke parë që Partizani ka afruar sulmues, Kukësi mund të jetë destinacion ideal për 21-vjeçarin me origjinë nga Gana. Bismark është qendërsulmues dhe luan topin me të dyja këmbët. Thuhet se për sulmuesin ganez që ka interesim nga Kukësi dhe Partizani, klubet po shikojnë mundësinë e huazimit të Bismark.
Nuk është hera e parë që ky futbollist kërkohet nga Kukësi, pasi dhe një vit më parë, sulmuesi ganez u lakua te Kukësi, por verilindorët nuk gjetën akordin me Kievon për ta huazuar.
Madje për interesimin e nënkampionëve të Shqipërisë vitin që shkoi, lajmi u bë me dije dhe nga të përditshmet prestigjioze italiane. Sakaq, klubi po mundohet ta mbajë hermetike çështjen e afrimeve të reja, por fakti është se me Bismarkun, palët janë shumë afër. Në sezonet e fundit, 21- vjeçari ganez ka luajtur si i huazuar te Viterbeze në Serinë C.
Bismark shikohet si një sozi e Kaleb Ekubanit për shkak të origjinës, rolit në sulm, pamjes fizike dhe klubit që e ka në pronësi. Kujtojmë se Kukësit i është larguar një lojtar i rëndësishëm si Arturo Rexhinaldo dhe skuadra verilindore shpreson që të gjejë sa më shpejt zëvendësuesin e mozambikasit, i cili ishte edhe golashënuesi i Shqipërisë sezonin e shkuar.
MERKATO – Kukësi ka një kundërshtar si Debreceni, i cili s’është i lehtë për t’u kaluar. Në datën 11 korrik do jetë sfida hapëse e këtij dueti, e një javë më pas, verilindorët do të luajnë ndeshjen e kthimit në Shqipëri kundër hungarezëve. Por, duke parë potencialin e kundërshtarit, verilindorët po mundohen të përforcohen me patjetër.
Pas përgjigjes që Kukësi pret të marrë nga Bismrak, nënkampionët e Shqipërisë synojnë të afrojnë të paktën dhe dy lojtarë të nivelit të lartë, të cilët duhet të bëjnë diferencën.
Azdren Llullaku pëlqehet shumë nga drejtuesit, por lojtari akoma nuk ka reaguar mbas ofertës që Kukësi i ka bërë. Llullaku ka thënë se do i duhet ta mendojë mirë dhe të shqyrtojë të gjitha ofertat që vijnë në adresë të tij. Kështu që Kukësi nuk ka asnjë siguri në lidhje me marrjen e shërbimit të sulmuesit.
Ndërsa Mirko Ivanovski nuk e ka ulur çmimin. Ai ka kërkuar 15 mijë euro në muaj neto e drejtuesit s’e kanë kualifikuar. Enis Gavazaj është një mesfushor me tipare sulmuese e është pikërisht presidenti Gjici ai që është fans i 24-vjeçarit dhe ka dhënë OK-in për afrimin e tij. Ama, akoma nuk ka asgjë konkrete mes palëve.
LEXO TE PLOTE AKTUALITETZgjedhjet lokale/ Shoqërohen në polici dy vëzhgues të PD në FierPublikuar 09:59 – 30 Qershor, 2019 By redaksia
Dy vëzhgues të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit janë shoqëruar në polici.
Të shoqëruarit janë, Klevis Berzheta dhe Fredi Davidi janë shoqëruar në polici në Topojë, të Fierit, raporton BW.
Sipas PD-së së Fierit, ata janë marrë nga policia pasi numëronin personat që hynin për të votuar.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se këta persona pengonin qytetarët të shkonin për të votuar./CNA.al
LEXO TE PLOTE AKTUALITETSituatë e qetë në Kamëz/ Qytetarët akuza Mziut: Na ka vjedhur votat faqeziuPublikuar 09:51 – 30 Qershor, 2019 By G.T
Edhe në Bashkinë e Kamzës, procesi i votimit ka nisur normalisht dhe nuk janë shënuar incidente.
Disa qytetarë kanë zgjedhur orët e para të mëngjesit për t’ju drejtuar kutive të votimit, por ndërkohë nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj kryebashkiakut aktual, Xhelal Mziut.
Në një prononcim për mediat një qytetare tha se është hera e parë “që do fitojë PS, se na i vidhte votat ai Xhelal faqeziu.”
S‘ kam punë me njeri unë le të dalë njeri para”-tha një qytetar.
Ndërsa një tjetër u shpreh “Ashtu sic e mendonim ne s’na doli se mendonim se do bëhej gjurulldi.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.