25 Νοεμβρίου, 2020

Dhjata e Re e përkthyer në shqip nga Konstandin Kristoforidhi, domethënie të madhe historike për shqiptarët

Διαδώστε:

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës që zhvilloi dje në Dibër të Madhe ishte edhe në bibliotekën e jashtëzakonshme të Manastirit të Shën Gjon Pagëzorit në Mbigur.

Meta u shpreh i lumtur që në këtë bibliotekë pa për herë të parë në origjinal, Dhiatën e Re, të përkthyer në shqip me gërma latine, në vitin 1872, nga Konstandin Kristoforidhi, një nga figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare.

“Ky libër, pavarësisht përmbajtjes fetare, ka një domethënie të madhe historike për ne shqiptarët, sepse është një pararendës i gjuhës letrare shqipe, që do të shkruhej me Alfabetin e njehsuar, të miratuar dekada më vonë në Kongresin e Manastirit”, tha Meta.

Meta falënderoi përzemërsisht vëllazërinë e murgjëve të këtij manastiri, që kujdeset për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore në rajon, pavarësisht përkatësisë kombëtare.

“Mirënjohje për At Dositej, i cili më shoqëroi në këtë vizitë dhe në veçanti për faktin se e fliste shumë mirë gjuhën shqipe”, theksoi Meta.

 

— ata.gov.al

Διαδώστε: