29/01/2025 29/01/2025 Sot është dita e dytë e homazheve që po zhvillohen për Kryepiskopin Anastas. Besimtarë dhe qytetarë janë mbledhur në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë ku është bërë dhe pritja e trupit të Kryepiskopit për të nderuar kujtimin dhe veprat e tij. Trupi i Kryepiskopit mbërriti pasditen e së martës në Tiranë. Populli besimtar orthodhoks...
29 Ιανουαρίου, 2025 - 14:36

Dita e dytë e homazheve për Kryepiskopin Anastas/ Qytetarë dhe besimtarë nderojnë kujtimin dhe veprat e tij

Διαδώστε:
Dita e dytë e homazheve për Kryepiskopin Anastas/ Qytetarë dhe besimtarë nderojnë kujtimin dhe veprat e tij

Sot është dita e dytë e homazheve që po zhvillohen për Kryepiskopin Anastas.

Besimtarë dhe qytetarë janë mbledhur në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë ku është bërë dhe pritja e trupit të Kryepiskopit për të nderuar kujtimin dhe veprat e tij.

Trupi i Kryepiskopit mbërriti pasditen e së martës në Tiranë.

Populli besimtar orthodhoks i Shqipërisë priti dje Kryepiskopin e ndjerë Anastas, përgjatë gjithë rrugës nga kufiri i Shqipërisë, fillimisht në Kakavijë, në vazhdim në Katedralen e Ngjalljes, në Gjirokastër, ku u prit nga klerikët e mitropolisë.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, krahas pjesëmarrjes së të gjithë Sinodit të Shenjtë, u mblodhën bashkë klerikë dhe besimtarë nga të gjitha mitropolitë, për të pritur ringritësin e Kishës dhe Hierarkun që, me veprën e tij madhështore e të Hyjfrymëzuar frymëzoi dhe bashkoi shumë zemra dhe popuj, duke u lënë një trashëgimi të pavdekshme.

Pasi u prit në hyrje të rrugës “Ibrahim Rrugova” u vendos në katedrale, ku pasoi një Shërbesë Përshpirtjeje e drejtuar nga Mitropoliti Mbikëqyrës i Kryepiskopatës, Hirësi Joani, dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë.

cna.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων