28 Ιουλίου, 2019

E diel, 28 korrik 2019 – Shenjtori i ditës: Apostujt e dhjakonët Prohori, Nikanori, Timoni, Parmenai nga të 70 -t.

Διαδώστε:

Pasdite zhvillohet Misteri i Vajit të bekuar (Efqelia).
——-

– Apostujt e dhjakonët Prohori, Nikanori, Timoni, Parmenai nga të 70 -t –

Prej të shtatëdhjetë apostujve (4 janar). Për arsye anomalie gjatë “agapeve (dashurive)” domethënë darkave të përbashkëta të Kishës së parë, dymbëdhjetë apostujt kërkuan dhe besimtarët zgjodhën 7 burra hyjmbajtës. Të zgjedhurit u hirotonisën prej apostujve dhe morën në ngarkim kujdesin e darkave dhe kështu ata u çliruan për t’iu përkushtuar lutjes dhe predikimit.

Pra, ishin dhjakonë që të katër që festojmë sot dhe gjithashtu dëshmori i parë Stefan (27 dhjetor), Filipi (11 tetor) dhe Nikola (Vep.6:1-6). I fundit nuk nderohet si shenjtor, sepse, sipas mendimit të shumicës së Etërve, ishte krijuesi i herezisë së shëmtuar dhe imorale të Nikolaitëve (shih Apok.2:14-15). Megjithatë ekziston dhe mendimi se ai vetë bëri një jetë të pastër, por pasuesit e tij e keqinterpretuan një frazë të tij dhe devijuan. Dhjakonët më vonë iu përkushtuan gjithashtu misionarizmit. Tradita na informon për këta të katërt:
Prohori ndihmoi Joan Theologun (26 shtator), vuajtën së bashku dhe, sipas diktimit të tij, shkroi Apokalipsin. Pas jetëndërrimit të Theologut, shërbeu si episkop i Nikomedisë në brigjet aziatike të Propondidhës, ku u preh pas një punë baritore rezultative.

Nikanori fjeti në paqe të njëjtën ditë që u martirizua Stefani, megjithëse “Veprat e Apostujve” nuk e përmendin.
Timoni u bë prej apostujve episkop i Vostronëve të Arabisë. Meqë atje u përpoq ashpër dhe bëri shumë të krishterë, u rrah prej idhujtarëve dhe u dogj në zjarr.
Në fund Parmenai, pasi i shërbeu me devocion vëllezërve, u sëmur dhe dha frymë përpara apostujve, të cilët dhe e varrosën.

 

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë / Facebook

Διαδώστε: