23 Ιουνίου, 2019

E Diela e Gjithë Shenjtorëve. Dëshmore Agripina. Dëshmorët Aristokliu, Dhimitriani, Athanasi. Dëshmorët Gai, Liola. Artemi i Verkolës.

Διαδώστε:

E diel, 23 qershor 2019 – Shenjtori i ditës.

E Diela e Gjithë Shenjtorëve. Dëshmore Agripina. Dëshmorët Aristokliu, Dhimitriani, Athanasi. Dëshmorët Gai, Liola. Artemi i Verkolës.

– Artemi i Verkolës –

Bir i një fshatari nga Verkola, fshat në veri të Rusisë, shën Artemi u edukua në mëshirë e tregoi një dashuri të zjarrtë për lutjen. Në moshën 13-vjeçare, ndërsa ishte me babain e tij në fushë, u godit nga një rrufe dhe vdiq. Banorët e fshatit menduan se ishte një ndëshkim hyjnor dhe refuzuan ta varrosnin, prandaj e braktisën trupin e tij në pyll dhe e mbuluan me drurë.

Pas 22 vjetësh, në vitin 1547, fshatarët vunë re në atë vend një dritë të mistershme dhe, pasi e zbuluan trupin e fëmijës, e vendosën në narteksin e kishës së fshatit. Krahina në atë kohë ishte prekur nga një epidemi e tmerrshme. Një nga besimtarët, të cilit po i vdiste djali, mori një gjethe me të cilën kishin mbuluar Artemin, e vendosi mbi kryqin që i sëmuri mbante në kraharor dhe menjëherë ai u shërua. Kur filluan të psalnin himne për nder të shën Artemit, epidemia u zhduk e shumë mrekulli të tjera u kryen më pas.

Më 1610 mitropoliti i Novgorodit bëri të ndërtohej një manastir në vendin e gjetjes së lipsanit të shenjtit ku u vendos më pas edhe lipsani i shenjtit. Ky vend tërheq shumë pelegrinë. Shën Artemi i Verkolës na mbron nga sëmundja e çrregullimit të zorrëve dhe nga rrufetë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë / Facebook

Διαδώστε: