E enjte, 25 korrik 2019 – Shenjtori i ditës: Fjetja e Shën Anës. Oshënare Olimbia. Etërit e Sinodit të V Ekumenik
– Fjetja e Shën Anës –
Ana (hebraisht do të thotë: hir), Joakim (hebraisht do të thotë: Perëndia nxit), prindërit e Perëndilindëses, nuk i gjejmë në Ungjill, por në apokrifet dhe sidomos në Protoevangjelin e Jakovit (mesi i shek. të 2-të). Ky ruan një traditë shumë të vjetër, autentike, të paktën për sa i përket bazës së saj. Kështu, Kisha, edhe pse i hodhi poshtë apokrifet, pranoi disa rreth gjenealogjisë dhe rinisë së të Tërëshenjtës Mari, kështu që ato ndikuan në liturgjikë, himnologji dhe ikonografi. Veç kësaj, nga apokrifet merr material edhe Shkrimi i Shenjtë (p.sh. Jud. 9).
Pra, çifti shpresëtar dhe i pasur, sipas të gjitha gjasave, nga Jerusalemi, pasardhës të mbretit David (e diela pas Lindjes së Krishtit), edhe pse sterilë dhe të moshuar, vajtonin dhe luteshin që t’iu hiqej turpi i mosbërjes fëmijë. Atëherë mungesa e fëmijës konsiderohej si turp, për disa arsye të caktuara. Ana premtoi se do t’ia kushtonte Perëndisë fëmijën që do të lindte, siç e lajmëroi engjëlli. Ajo lutej në kopsht, ai në mal. Dhe me të vërtetë, ajo mbeti shtatzënë (9 dhjetor) dhe lindi Marinë (8 shtator).
Në moshën trevjeçare, prindërit ia besojnë kryepriftit Zaharia, i cili e fut në të Shenjtat e të Shenjtëve të Tempullit të Jerusalemit (21 nëntor). Ajo qëndron aty nën mbikëqyrjen e priftërinjve për 9 (ose 12) vjet, duke u ushqyer nga engjëlli, derisa i dorëzohet Josifit (e diela pas Lindjes së Krishtit), i cili ishte i ve. Ai thuhet se është i biri i vëllait të Anës, si Saloma (3 gusht) dhe Elisabeta (24 qershor), të cilat thuhet se janë bijat e motrave e saj. Pra, ato ishin kushërira të para të Marisë dhe, rrjedhimisht, Pararendësi (7 janar) ishte kushëri i dytë me Krishtin.
Mirëbërësja Ana fjeti në moshën 69-vjeçare, ndërsa Joakimi në moshën 80-vjeçare. Kështu Virgjëresha mbeti jetime në moshën 11-vjeçare.
Së fundi, në skitin e famshëm të Nënës së të Tërëshenjtës në Malin e Shenjtë ruhet këmba e saj e majtë, që bën mrekullira.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.