U kremtua me madhështi edhe plotë gëzim e kremtja e Shën Nikollës dhe dita e emrit e mitropolitit tonë në kishën e “Shën Nikollës” në fshatin Vanaj. Shërbesa e Mëngjezores edhe e Liturgjisë Hyjnore u kryesuan nga Mitropoliti i Fierit, Imzot Nikolla së bashku me priftërinj të kësaj mitropolie, por jo vetëm.
Të pranishëm ishin besimtarë nga zona përreth, grupet e grave të katekizmit, studentët e Theologjisë, si edhe një grup besimtarësh nga qyteti i Durrësit. Besimtarët e pranishëm patën bekimin ti falen edhe një pjese nga lipsani i Shën Nikollës.
Pas përfundimit të shërbesave besimtarë edhe miqë të shumtë erdhën edhe uruan Mitropolitin me rastin e ditës së emrit.
Me këtë rast urojmë të gjithë ata që festojnë në nder të këtij shenjtori, të madh!
06 Δεκεμβρίου, 2024
E KREMTJA E SHËN NIKOLLËS
Διαδώστε:
Διαδώστε: