30 Απριλίου, 2024

E MARTA E MADHE. Paravolia e 10 Virgjëreshave

Διαδώστε:
E martë, 30 prill 2024 – Kujtimi i ditës
JAVA E MADHE E PASHKËS – KRESHMË
E MARTA E MADHE. Paravolia e 10 Virgjëreshave.
– Paravolia e 10 Virgjëreshave –
Të Martën e Madhe përkujtojmë paravolinë e dhjetë virgjëreshave, të cilën Krishti e tregoi gjatë predikimeve të Tij.
Kisha jonë e Shenjtë na fton që të jemi gati që ta presim, duke mbajtur ndezur lambadhat e virtyteve tona, për Dhëndrin Qiellor, për Zotin Krisht, i Cili do të vijë në çastin e vdekjes sonë, por edhe në ardhjen e Tij të dytë.
Gjithashtu na fton, duke na rikujtuar paravolinë e talantave, që të vëmë në punë dhuratat dhe hirin që Zoti na ka dhënë.
Paravolia e dhjetë virgjëreshave ka në thelb të saj të na tregojë se ai person, i cili ka një virtyt dhe dhuratë të madhe, por që nuk e vë në shërbim të virtyteve të tjera edhe sidomos të lëmoshës, nuk mund të hyjë bashkë me Krishtin në prehjen e përjetshme, dhe kthehet mbrapa i turpëruar.
Edhe asgjë nuk është aq e dhimbshme dhe e turpshme se sa një virgjëreshë që lufton nga dashuria pas parasë.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Διαδώστε: