Ikona e së Tërëshenjtës Eleovrítisa (Vajburuese), gjendet në Dhohion (magazinë ku ruhet vaji dhe vera) e Manastirit të Vatopedhit.
Emri i saj i veçantë lidhet me mrekullinë e mëposhtme.
Dikur, kur në Manastir kishte mungesë vaji në Manastir, murgu Dohiar Gjenadi, për arsye kursimi, jepte vaj vetëm për nevojat e kishës. Kuzhinieri I Manastirit iu ankua igumenit, dhe ai duke shpresuar në kujdesin e së Tërëshenjtës, dha urdhër që t’i jepej vaj dhe vëllazërisë. Në një nga vizitat e tij në depo, siç ia kërkonte shërbimi i tij, ndërkohë që ai po llogariste që vaji duhet të kishte mbaruar, e pa të derdhej mga fuçia dhe arrinte deri tek dera.
Manastiri e nderon Gjenadin si oshënar, ndërsa e Tërëshenjta quhet dhe Dhohiarisa.
Eleovritisa kremtohet të premte e Pashkës, gjatë së cilës transferohet në Katholikon dhe vendoset në fron të posapëm në krahun e majtë të proskinitarit të pjesës kryeosre të kishës. Kthehet në vendin e saj e shoqëruar të dielën e Thomait.
Në litanitë e Epitafit dhe e të martës së Pashkës, bëhet qëndrim dhe lutje përpara Eleovritisas. Çdo ditë mbas pasdarkës psalet paraklis. Për Eleovritisan shërbesë dhe paraklis ka shkruar Haralampos Mpousias.