Ikona mrekullibërëse e së Tërëshenjtës Eleusa fshihej në thellësi 1,5 m. për shekuj të tërë dhe u gjend në një mënyrë të mrekullueshme.
Hyjlidësja e Përmbishenjtë iu shgaq Athanas Sirit tetëvjeçar, gjatë kohës që po luante, si një grua e panjohur me të zeza e cila ishte zbathur dhe bënte metani.
Edhe pse ai vend ishte i thatë, me metanitë që bëri gruaja e huaj, vendi u bë i lagësht dhe shtypej si brum.
Në tre vendet ku u fal gruaja, nisi të leshohej një erë e mirë. Megjithatë asnjë nuk i besonte Athanasit i cili thoshte se shikonte një grua me të zeza.
Ne po atë mbrëmje, gruaja e panjohur i shfaqet djaloshit Athanas, por kësaj rradhe kishte një kurorë të ndritshëm mbi krye.
Pasi ajo i tregoi që ishte Nëna e Zotit, i rrëfeu dhe vendin ku ishte ikona e saj dhe i tha që ai vend duhet të bëhej vendi i nderimit të saj.
Athanasi ndërtoi në atë vend një kishëz, ndërsa ikona u zbulua vite më vonë pasi u bënë disa gërrmime.
Shërbesë për të Tërëshenjtën Eleusa ka shkruajtur Gjerasim Mikrajananiti.
Το tërëshenjta eleusa