28/06/2019 28/06/2019   Kjo ikonë e ka prejardhjen nga piktura murale e narteksit të jashtëm të Katholikos së Manastirit. Sipas zakonit të vjetër, igumeni dorëzonte çelsat e Manastirit rojes së portës në fund të shërbesës së Mëngjesores, mbas daljes së etërve nga Katholikon dhe nderimit të ikonës së shenjtë, që kështu të hapte portën e Manastirit, që...
28 Ιουνίου, 2019 - 12:54

E Tërëshenjta “Παραμυθία” (Paramithia=Ngushëllimtare)

Διαδώστε:
E Tërëshenjta “Παραμυθία” (Paramithia=Ngushëllimtare)

 

Kjo ikonë e ka prejardhjen nga piktura murale e narteksit të jashtëm të Katholikos së Manastirit.

Sipas zakonit të vjetër, igumeni dorëzonte çelsat e Manastirit rojes së portës në fund të shërbesës së Mëngjesores, mbas daljes së etërve nga Katholikon dhe nderimit të ikonës së shenjtë, që kështu të hapte portën e Manastirit, që gjatë orëve të natës qëndron mbyllur.

Sipas traditës, në 21 janar të 1320 igumeni, pak para se të jepte çelsat tek roja, dëgjoi zë nga ikona me nxitjen të mos e hapin portën e Manastirit, por të ngjiten mbi muret që të përzinin piratët.

Kjo nxitje u përsërit për herë të dytë. Kur igumeni u kthye nga ikona, pa Foshnjën Hyjnore me dorë të shtrirë duke mbuluar gojën e së Tërëshenjtës, që të mos e dëgjojnë murgjit nxitjen e saj, por të dënoheshin siç meritonin. Por e Tërëshenjta, duke kapur dorën e Krishtit, e largoi nga goja e saj dhe tha: “Biri im fali për hatrin tim” dhe me fytyrë të kthyer drejt igumenit përsëriti nxitjen që të mos hapeshin portat e manastirit.

Atëhe igumeni njoftoi murgjit për rrezikun dhe nxituan të gjithë për te muret. Atje panë se piratët kishin rrethuar Manastirin dhe prisnin hapjen e portës që të të hynin. Kështu, me ndërhyrjen e Hyjlindëses Manastiri shpëtoi.
Më vonë, mbas mrekullisë, ikona mrekullibërëse u transferua në një kishëz të posaçme, pran Katihumena të Katholikos, e cila mban emrin e saj. Nga njëra anë fytyra përdëllyese dhe ngushëlluese e së Tërëshenjtës dhe nga ana tjetër fytyra e rreptë e Foshnjës hyjnore, janë të shënuara mbi ikonë.
Në 21 janar bëhet festa e saj, gjatë së cilës ikona transferohet nga kishëza tek Katholikoja dhe vendoset në fron, ku qëndron deri në festën e Ipapantisë (Paraqitjes së Zotit Krisht në Tempull).

Gjatë qëndrimit të saj atje, çdo ditë në Mbremësore, në vend të Hyjlindësores, psalen kanone të ikonës. Në kishëzën e Paramithias bëhet çdo ditë Liturgji Hyjnore dhe paraklis.

Për Paramithian ekziston kanon parakletit në dorëshkrim. Jeron Gjerasim Mikrajananiti ka shkruar shërbesë, paraklis dhe përshëndoshje. Shërbesë të re dhe paraklis ka shkruar Haralampos Mpousias.

 

Zyra e Katekizmit KOASH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων