27 Αυγούστου, 2019

E Tërëshenjta Triherusa (Imitim)

Διαδώστε:

Gjendet në Katholikon e Hilandarit, e vendosur në proskinitar pranë shtyllës jugperëndimore. Në fillim të shekullit të XX, kur Rusia ishte në luftë me Japoninë, një komision i oficerëve të lartë të ushtrisë ruse, i kërkoi Manastirit të Hilandarit të dërgojë në vendin e betejave ikonën mrekullibërëse të së Tërëshenjtës Triherusa (me tre duar), në ndihmë të ushtarëve orthodhoksë.

Këshilli i Jerondëve nuk e aprovoi kërkesën, por vendosi të dërgonte ikonën imitim të Triherusas. Ushtria ruse pati fitore të rëndësishme dhe mbas luftës, ikona iu dërgua përsëri Manastirit.

Në vitin 1945, por edhe vonë, në gusht të 2012, një zjarr i madh kërcënonte Manastirin, por, mbas litanisë së ikonës, një shi i fortë largoi rrezikun.

Zyra e Katekizmit KOASH/facebook

Διαδώστε: