01/11/2020 02/11/2020 Në këtë pjesë nga ungjilli ne shohim, që Krishti e pyet demonin, i cili ndodhej brenda të demonizuarit për emrin. Ky bashkëbisedim i tyre është një mësim i mirë edhe për ne, në ditët e sotme. Çdonjëri nga ne ka një emër, emër të cilin e kemi marrë në një moment dhe në një orë...
01 Νοεμβρίου, 2020 - 20:18
Τελευταία ενημέρωση: 02/11/2020 - 1:08

“Edhe Jisui e pyeti duke i thënë :- “Si e ke emrin?”. Dhe ai iu përgjigj:- “Legjion”. Sepse shumë demon kishin hyrë në të.” (Llk. 8:30)

Διαδώστε:
“Edhe Jisui e pyeti duke i thënë :- “Si e ke emrin?”. Dhe ai iu përgjigj:- “Legjion”. Sepse shumë demon kishin hyrë në të.” (Llk. 8:30)

Në këtë pjesë nga ungjilli ne shohim, që Krishti e pyet demonin, i cili ndodhej brenda të demonizuarit për emrin. Ky bashkëbisedim i tyre është një mësim i mirë edhe për ne, në ditët e sotme. Çdonjëri nga ne ka një emër, emër të cilin e kemi marrë në një moment dhe në një orë të caktuar, në orën e pagëzimit tonë. Në kohën që ne zbuam nga vetja, djallin dhe legjionet e tij, shkuam në anën e Krishtit, duke pohuar me gojën e nunit, ose të vetë të personit që po pagëzohet.

Ne e fryjmë dhe e pështyjmë djallin për ta zbuar nga e gjithë qënia jonë. Emrin që marrim për nder të një shenjtori, duhet ta mbajmë po me këtë nderim, duhet të kuptojmë që ky shenjtor ishte një njeri si ne dhe duhet të mësojmë për jetën e tij dhe të përpiqemi që të ecim në gjurmët e tij.

Duke u sjellë në këtë mënyrë , ne nuk lejojmë që djalli dhe pasuesit e tij, të zënë vend brenda nesh. Fokusi ynë duhet të jetë Krishti dhe shenjtorët, jeta dhe veprat e tyre.

Duke bërë një jetë sipas udhëzimeve të shenjtorëve dhe mësimeve të Krishtit, ne nuk lejojmë shpirtin dhe mendjen tonë të drejtohet nga veprat e djallit.

Vëllezër dhe motra më Krishtin, të përpiqemi të drejtojmë jetët tona te Krishti dhe shenjtorët, që të mos lejojmë “Legjionin” të vijë brenda nesh! Të shkruajmë emrat tanë në librin e Zotit! Amin!

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων