03 Ιουλίου, 2019

Elbasan, gati projekti për restaurimin e pikturës murale në kishën e Shën Kollit

Διαδώστε:

Kisha e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit përbën një nga tipologjitë e para ndërtimore të arkitekturës pasbizantine në Shqipëri dhe riparimi i fundit është bërë në vitin 1988 ku u bë restaurimi i gungës dhe hajatit, por mbeti pa rindërtuar këmbanorja.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin ndërhyrje restauruese dhe konservuese në pikturën murale në këtë kishë.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale të kishës.

Kisha është njënefshe me hajate të vona, sot të zbuluara, nga jugu dhe perëndimi. Kisha është me dysheme me pllaka guri të çrregullta, ndërsa është e mbuluar me çati me kapriata pa tavan, restaurim i vitit 1969. Naosi ndahet nga ambienti i altarit nga një ikonostas prej muri të pikturuar.

Vizitori gjen në ikonat e Onufrit të pikturuar nën maskë shenjtorësh banorë të trevave të Shpatit, gjë që shprehet me gjallërinë dhe sytë shprehës të të pikturuarve, me të kuqen karakteristike të Onufrit.

Kjo kishë disa herë në vit, por kryesisht në vigjilje të pashkës, mbledh disa qindra besimtarë jo vetëm nga Shelcani, por edhe nga fshatrat përreth, që nga Kryezjarrthi, Trepshenishti e deri nga fshatra të thella të Shpatit.

ATSH

Διαδώστε: