Kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese në Kishat e Shën Gjergjit dhe Shën Kollit në Libofshë, Fier.
Dy kishat, monumente kulture të kategorisë I, përbëjnë një pasuri të vyer për zonën e Libofshës dhe të gjithë Myzeqesë, për vlerat e rralla historike dhe shpirtërore që ato mbartin.
Projektet e restaurimit u hartuan nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës dhe u financuan nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Tashmë objektet e kultit në vendin tonë janë kthyer në destinacion turistike mjaft të pëlqyera nga turistët vendas dhe të huaj për shkak të historisë që ato mbartin, por janë dhe dëshmi reale e harmonisë fetare që ekziston në vendin tonë.
(ATSH)