13/11/2024 13/11/2024 Për besimtarët e krishterë orthodhoksë data 15 nëntor daton me fillimin e periudhës së përgatitjes për festën e madhe dhe shumë të rëndësishme të Krishtlindjes, pra me fillimin e Kreshmës. Kjo është një prej periudhave kreshmore që Kisha ka vendosur si kohë përgatitore për të pritur denjësisht festat e mëdha. Kreshma e Krishtlindjes është kreshmë...
13 Νοεμβρίου, 2024 - 15:22

FILLON KRESHMA E KRISHTLINDJES, 15 nëntor – 25 dhjetor

Διαδώστε:
FILLON KRESHMA E KRISHTLINDJES, 15 nëntor – 25 dhjetor

Për besimtarët e krishterë orthodhoksë data 15 nëntor daton me fillimin e periudhës së përgatitjes për festën e madhe dhe shumë të rëndësishme të Krishtlindjes, pra me fillimin e Kreshmës. Kjo është një prej periudhave kreshmore që Kisha ka vendosur si kohë përgatitore për të pritur denjësisht festat e mëdha.

Kreshma e Krishtlindjes është kreshmë e gëzueshme, sepse edhe vetë ngjarja, Lindja e Krishtit, e cila kremtohet në 25 dhjetor, solli gëzim shumë të madh (Mattheu 2:10). Gjatë kësaj periudhe të përcaktuar nga Kisha, ne përgatitemi me kreshmë dhe paralelisht përjetojmë të gjithë himnologjinë e po kësaj periudhe, në mënyrë që të jetojmë ngjarjen e madhe të Ardhjes së Perëndisë në tokë.

Kreshma është bashkëpunim i pjesës materiale të trupit tonë në adhurimin e Perëndisë së gjallë. Duke kreshmuar me disa ushqime dhe nga ana tjetër duke kreshmuar nga mëkatet, ndihmojmë të gjithë njeriun, trup e shpirt, të afrohet e të adhurojë Perëndinë. Çdo e kremte, çdo festë kishtare nuk është një paraqitje e thjeshtë, e jashtme e disa ngjarjeve të kaluara, por në çdo të tillë ne rijetojmë si person ato ngjarje sikur të ndodhin sot. Kështu, gjatë periudhës së Kreshmës, njeriu parapërgatitet për të pranuar Shpëtimtarin Krisht që do të lindë në grazhd.

Kreshma është biblike. Kreshma na është dhënë nga vetë Krishti, i Cili para se të fillonte veprën shpëtimtare në tokë, pas pagëzimit të Tij, qëndroi në shkretëtirë 40 ditë, duke mbajtur kreshmë (Mattheu 4:1-11). Kreshma nuk është diçka që gjeti fantazia jonë, por është një mënyrë që njeriu pastrohet dhe përpiqet t’i dhurojë diçka Perëndisë dhe kjo kreshmë është përmendur që në Dhiatën e Vjetër.

Këtë traditë përvojë e vazhdoi dhe e përjetoi me shembullin e tij edhe vetë Zoti, siç edhe është përmendur.

Në këtë mënyrë edhe ne parapërgatitemi për ardhjen e Perëndisë në tokë me kreshmë 40-ditore. Në këtë kreshmë ne privohemi nga prodhimet blegtorale (mish, vezë, qumësht, djathë, gjalpë etj) dhe paralelisht me këto ne përpiqemi të bëjmë edhe një reflektim mbi jetën dhe veten tonë, duke mos e shndërruar Kreshmën në një dietë dhe në “poza”, por në një shqyrtim të vërtetë e të thellë pendimi të vetës dhe të gjendjes sonë mëkatare.

Kreshma është mjet, jo qëllim! Kreshma na ndihmon dhe na krijon atmosferën për lartësimin shpirtëror. Besimtarët gjatë kësaj periudhe urojnë njëri – tjetrin: “Kreshmë të mbara dhe të gëzuara!”

Le të përpiqemi pra, të gjithë, sa mundemi, të përgatisim grazhdin e zemrës tonë, që të lindet brenda saj Krishti foshnje, Shpëtimtari i botës! Le ti lutemi Zotit me fjalët e një prej uratave të Shërbesës së Kungimit: “…dhe siç denjove të shtrihesh në shpellë dhe në grazhd të kafshëve, denjo të hysh edhe në grazhdin e shpirtit tim të paarsyeshëm dhe të trupit tim të njollosur.”
Kreshmë të mbarë!
————-
Kujtojmë:
* Në Kreshmë nuk hahen mishi dhe nënproduktet e tij, as veza dhe produktet bulmetore.
* Lejohen peshku, frutat e detit, perimet, frutat, vaji, mjalti etj., çdo produkt bimor.
* Peshku lejohet deri në dt. 17 dhjetor. Peshku, vaji e vera nuk lejohen të mërkurave dhe të premteve.
* Nga data 17 deri më 24 Dhjetor, përfshirë dhe këtë datë, kreshma bëhet më e fortë: ku peshku nuk konsumohet më, dhe vera e vaji lejohen vetëm të Shtunave dhe të Dielave.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων