09 Μαρτίου, 2019

Fillon Kreshma e Pashkës – Të hënën dt. 11 Mars 2019

Διαδώστε:

Kreshma e Madhe fillon të hënën, dt. 11 mars dhe zgjat deri në kremtimin e Pashkës, dt. 28 prill.

 

Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. Rreth kuptimit dhe rëndësisë do ju njohim në ditët në vazhdim.

Kreshma e Madhe fillon gradualisht. Nga data 4 mars hoqëm mishin dhe produktet e tij nga përdorimi, pra nuk mund të konsumojmë mish deri në ditën e Pashkës. Këtë javë nga dt. 4 – 10 mars përdorim prodhimet bulmetore dhe peshkun dhe nuk hamë më këto produkte nga dt. 11 mars deri për Pashkë.

Çfarë hamë dhe nuk hamë:

Shënim i rëndësishëm:

– Kalendari ynë kishtar është hartuar në mënyrë të tillë që të na drejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën tonë shpirtërore. Në të ka shumë ditë kreshmimi të cilat na përgatisin për ditët e festave.

– Gjithashtu është e këshillueshme që çdo i krishterë orthodhoks të këshillohet me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi) përsa i pёrket nevojave personale për të kreshmuar.

– Ka mёnyra tё ndryshme kreshmimi që varen nga udhëzimi i atit shpirtëror.

– Gjatё gjithё kreshmёs Kisha rekomandon pakёsimin e sasisë sё ushqimit qё konsumoni çdo vakt dhe tё mos hahet ndёrmjet vakteve.

– Kreshmoni (mos hani) pёr disa ushqime dhe pije qё ju pёlqejnё më shumë (ёmbëlsira, alkool) dhe pёr disa zakone apo varёsi (tё pirit duhan, televizori, radio, facebook etj).

– Bisedoni me atin shpirtёror dhe merrni bekimin e tij pёr arsye shёndetёsore, pёr gratё shtatёzёna dhe pёr raste tё tjera tё veçanta.

Pse kreshmojmë:

* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.

* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.

* Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për kremtimin shpirtëror dhe misionin e krishterë.

* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.

* Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi.

Si të kreshmojmë:

* Mbani kreshmë shenjtëruese.

* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё gjatë Kreshmës.

* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.

* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.

* Kreshmoni në fshehtësi.

*Kreshmoni me gëzim.

Kreshma dhe familja

– Diskutoni me familjen pёrpara se tё fillojё Kreshma, pёr rëndёsinё e tё kreshmuarit, sesi do të kreshmojё familja juaj dhe pёr çfarë feste tё madhe po pёrgatiteni.

– Gjatё periudhёs sё kreshmёs tё heqim dorë nga diçka e veçantë pёr ne.

– Tё reduktojmё pak sasinё e ushqimit qё hamё.

– Nga paratё e kursyera nga kreshma të bёjmë diçka pёr njerёzit nё nevojё.

– Rriteni aktivitetin tuaj shpirtёror (lutuni nё komunitet dhe personalisht vetёm pёr vetёm me Zotin, lexoni çdo ditё Biblёn, lexoni jetё shenjtorësh dhe shkrime tё tjera tё shenjta tё Kishёs).

– Mos e kufizoni pёrfitimin nga kreshma thjesht duke hequr dorё nga ushqimi, sepse kreshmё e vërtetё do të thotё tё shkëputesh nga e keqja.

– Prishni çdo lidhje tё padrejtё, hidhni tutje çdo pakёnaqёsi ndaj tё afёrmit tuaj, faleni pёr ofendimet e tij ndaj jush.

– Mos u grindni.

– Kujdes! Ju nuk hani mish, por mёrzitni me grindje tё tjerёt; nuk pini verë, por vazhdoni tё fyeni tё tjerёt. Nёse jetoni kёshtu, pёrpjekja e kreshmёs nuk ka dobi.

Kreshmë të mbarë !!!

 

http://orthodoxalbania.net/index.php/al/lajme/blog/6871-fillon-kreshma-e-pashkes-te-henen-dt-11-mars-2019

 

Διαδώστε: