10/02/2022 10/02/2022 Religions for Peace. Interfaith Conference HUMAN FRATERNITY February 10, 2022, Hotel Tirana, Tirana † Anastasi (Jannullatos) Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Profesor Emeritus. Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës President nderi i “Fetë për Paqen” (2006-) Pas persekutimit të gjatë komunist (1991), liria e fesë brenda një bashk-ekzistence paqësore ishte një nevojë...
10 Φεβρουαρίου, 2022 - 14:22
Τελευταία ενημέρωση: 10/02/2022 - 14:26

Fjala e Kryepiskopit Anastas në Konferencën Ndërfetare – Vëllazëria në Humanizëm

Διαδώστε:
Fjala e Kryepiskopit Anastas në Konferencën Ndërfetare – Vëllazëria në Humanizëm

Religions for Peace. Interfaith Conference HUMAN FRATERNITY

February 10, 2022, Hotel Tirana, Tirana
† Anastasi (Jannullatos)

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Profesor Emeritus. Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës
President nderi i “Fetë për Paqen” (2006-)
Pas persekutimit të gjatë komunist (1991), liria e fesë brenda një bashk-ekzistence paqësore ishte një nevojë e domosdoshme. Siç dihet në Shqipëri, ekzistojnë 5 komunitete fetare. Gjithashtu, ka dhe shumë njerëz që mbajnë qëndrim plotësisht indiferent ndaj fesë. Marrëdhëniet midis të krishterëve dhe myslimanëve fillimisht u bazuan në premisën se, kontributi kryesor i besimtarëve në shoqërinë pluraliste të vendit, ku inteligjenca e mëparshme komuniste ruante ende një prani dhe ndikim të fortë, ishte të nxirrnin në pah se besimi fetar ka rol jetik në një shoqëri të lirë demokratike. Se feja nuk është nënprodukt i jetës morale, racionale ose emocionale të një vendi, por një dukuri primare dhe e pavarur, që lidhet me një kategori të veçantë: me të Hirshmen, me të Shenjtën. Se njeriu nuk është i pavarur në univers dhe se interesi vetjak, adhurimi i parasë, i kënaqësisë dhe i pushtetit nuk mund të bëhen idhujt e rinj, kriteret e vetme për sukses në shoqërinë shqiptare. Dialogu midis komuniteteve fetare u udhëhoq veçanërisht nga koncepti i qenies njerëzore dhe nga pranimi i bindjeve fetare të çdo njeriu, burrë ose grua.
*
Si një kontribut modest për temën e sotme, dëshiroj të përmend vlerat njerëzore themelore të pranuara nga të gjitha fetë. Gjatë viteve 1990, u intensifikuan përpjekjet ndërfetare për hartimin e një kodi global të etikës. Dy nga propozimet më të njohura janë: Propozimi nga Parlamenti i Feve të Botës dhe propozimi i koordinuar nga Qendra për Etikë Globale. Nga kërkimet e ndryshme ndërfetare të dekadave të fundit, vlen të theksojmë këto vlera njerëzore, të pranuara nga të gjitha fetë së bashku.
a) Origjina e përbashkët e të gjithë Njerëzve. Fetë monoteiste i sigurojnë besimtarët e tyre se Perëndia krijoi çiftin e parë njerëzor. Çdo person, pavarësisht nga raca, gjinia, ngjyra, gjuha, besimi dhe edukimi i tij, është i pajisur me dinjitetin e origjinës hyjnore nëpërmjet marrëdhënies së tij ose të saj me Perëndinë.
b) Rregulli i Artë. Një parim themeltar në të gjitha fetë e zhvilluara është Rregulli i Artë: “Mos i bëj tjetrit atë që për ty është e urryer”. Në Krishterim, rregulli është formuluar në një mënyrë pozitive: “Edhe siç doni t’ju bëjnë juve njerëzit, edhe ju bëjuni atyre po ashtu” (Llk.6:31).
c) Respekti për Jetën. Në përgjithësi, fetë e ndalojnë vrasjen. Megjithatë, lufta mbetet një çështje e ndërlikuar, ndaj së cilës fetë nganjëherë përgjigjen me pozicione diametralisht të kundërta.
d) Drejtësi dhe Integritet. Drejtësia i sjell njerëzit më pranë Perëndisë.
e) Respekt në Marrëdhëniet Seksuale. Fetë bartin në vetvete urdhërime ose udhëzime rreth sjelljes në çift dhe përcaktojnë nevojën e respektit në marrë-dhëniet seksuale.
f) Paqja si një Qëllim. Pjesa më e madhe e feve i referohen paqes si urim ose si lutje, gjithashtu dhe si një detyrim apo qëllim. Arritja e paqes përmban brenda saj përpjekjen për të mbajtur nën kontroll agresivitetin njerëzor. Gjithashtu është edhe një përpjekje për paqe të brendshme, për frenimin e veseve dhe balancimin e frikës dhe ankthit.
h) Dimensioni Universal i Dashurisë. Dashuria konsiderohet si kulmimi dhe maja e ofrimit në hierarkinë e virtyteve. Është një forcë universale që i përqafon dhe i transformon të gjitha. Në Krishterim, dashuria njësohet me realitetin e epërm, Perëndinë: “Perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë, dhe Perëndia në atë” (1Jn. 4:16).
*
Në Shqipëri, gjatë dekadave të fundit, në periudha krizash të brendshme, të gjitha komunitetet fetare u përpoqën që të bashkonin zërin dhe përpjekjet e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Sot duam të theksojmë se, në përgjithësi, temat konkrete për të pasur një dialog krijues midis komuniteteve fetare të ndryshme janë: mbrojtja e mjedisit, lehtësimi i varfërisë, pajtimi i njerëzve dhe i popujve, zhvillimi, bioetika dhe, pikësëpari, paqja në nivel lokal e global. Ne kemi rënë dakord që të mos lejojmë idetë fundamentaliste të qarqeve ekstremiste të ndikojnë tek anëtarët e komuniteteve tona. Vizioni ynë nuk ka qenë thjesht toleranca fetare, por bashkekzistenca harmonike.
Nga kjo perspektivë, shpresojmë se kjo konferencë do të na ndihmojë të shqyrtojmë dhe të kuptojmë me thellë vlerat e përbashkëta, që lidhen me të vërtetën e Vëllazërisë Njerëzore.

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων