FOTO/ Berat, sezoni turistik rifreskohet mjedisi në kishën e Shën Triadhës
Në sezonit turistik 2019, specialistët e DRKK Berat po vijojnë punën për mirëmbajtjen dhe pastrimit e vegjetacionit pranë monumenteve të kulturës.
Gjatë ditës së sotme specialistët e DRKK Berat kanë bërë pastrimin nga vegjetacioni pranë kishës së Shën Triadhës, ku gjithashtu kanë meremetuar edhe shkallët që të çojnë në këtë kishë.
Mirëmbajtja e monumenteve dhe hapësirave rreth tyre mbetet një nga sfidat e përditshme të punonjësve që kërkon mbështetjen dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në mbajtjen pastër të mjediseve për një imazh më dinjitoz ndaj mijërave turistë që mbushin çdo ditë qytetin e Beratit.
Kisha është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në Kalanë e Beratit.
— ATSH
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.