Punonjësit e mirëmbajtjes së DRKK Korçë po vijojnë punën për restaurimet e objekteve me vlera kulturore dhe historike për ti shndërruar ato në atraksione të denja për turistët vendas dhe të huaj.
Ekipi i mirëmbajtjes së DRKK Korçë së fundmi ka përfunduar punimet në kishën e Shën Jovanit, në fshatin Boboshticë.
Mbi dy javë është punuar intensivisht për restaurimin e çatisë, zëvendësimin e petavrave të dëmtuara, vendosjen e shtresës hidroizoluese në të gjithë sipërfaqen e çatisë dhe zëvendësimin e tjegullave të dëmtuara.
Kisha e Shën Jovanit është objekti i katërt monument kulture që po ndërhyhet në Qarkun e Korçës, nga ekipi i mirëmbajtjes së DRKKK.