Specialistët e sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës gjatë muajve prill-maj 2019 kanë kryer ndërhyrje të pjesshme restauruese në ikonën “Deisis”, e cila është pjesë e pavijonit të Artit Mesjetar në Muzeun Historik Kombëtar.
Ndërhyrja restauruese u realizua në laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë IMK-së. Kjo ndërhyrje konsistoi në dezinfektimin e ikonës, konsolidimin e drurit, stukimin dhe integrimin e dy pjesëve të vogla të dëmtuara.
Ikona “Deisis” është realizuar në vitin 1761 me autor anonim. Pas përfundimit të ndërhyrjes, në prani të përfaqësuesve të IMK, QKIPK dhe MHK ikona u kthye pranë ambienteve të Muzeut Historik Kombëtar.
— ATSH