FOTO/ Sezoni turistik-Tabela informuese në monumentet e kulturës në Sarandë e Vlorë
Monumentet kanë vlera historike dhe kulturore dhe janë një atraksion interesant për vizitorët vendas e sidomos të huaj që shfaqin kuriozitet për të mësuar mbi rrënjët e historisë shqiptare.
Në kuadër të çeljes së sezonit turistik veror 2019 dhe në zbatim të politikave të Ministrisë së Kulturës për promovimin e vlerave të kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë ka nisur një fushatë për rinovimin e tabelave informuese.
Ditët e fundit DRKK ka vendosur tabela të reja aty ku është e nevojshme për krijimin e kushteve optimale për pritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj në monumente.
Këtë javë fokusi punimeve ka qenë vendosja e tabelave të reja për vizitorët e huaj në Portin e Sarandës, vendosja e tabelave të reja dhe rinovimi i atyre ekzistuese në Parkun Arkeologjik të Orikut, në manastirin e 40 Shenjtorëve në Sarandë dhe në kishën e Marmiroit në Orikum.
Të gjithë duhet të përkujdesen t’i mirëmbajnë këto tabela, pasi i ofrojnë shërbim shumë herë më të mirë turistëve, të cilët duan të njihen me historikun dhe vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
Sipas DRKK Vlorë, kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur edhe tek brezat e ardhshëm.
— ATSH
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.