Fushata ndërgjegjësimi
Në kuadër të projektit: ”Të rinjtë së bashku për komunitetin e Personave me Aftësi të Kufizuar” gjatë muajit Shtator u zhvilluan fushata ndërgjegjësimi me banorë të Njësive Administrative Frakull, Topojë dhe Dërmenaj në Bashkinë Fier si dhe në qytetin e Fierit. Qëllimi i fushatave ishte të informonte komunitetin në këto zona mbi mekanizmat ligjorë për personat me aftësi të kufizuara si dhe të ndërgjegjësonte ata për angazhim dhe mobilizim në mbrojtje të këtyre të drejtave.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet World Vision Albania, në partneritet me SEEYN dhe zbatohet nga Diakonia Agapes.