Gjiri i Gramatas – Vlorë
Gjiri i Gramatas ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor shumë të thiktë të Karaburunit (malet Akrokeraune), në një zonë të pabanuar. Gjiri ka qenë fillimisht një zonë e shfrytëzimit si gurore. Blloqet e gurit që shkëputeshin transportoheshin më pas me anije përmes detit. Ky shfrytëzim duket se ka nisur që në shek VI p.e.s.. Ajo çka tërheq vëmendjen është prania e mbishkrimeve të shumta në faqet shkëmbore të gjirit. Mbishkrimi më i hershëm duhet të jetë gdhendur në shek. III p.e.s.. Mbishkrimet arrijnë deri në 1500 të tilla, të bëra në periudha të ndryshme kohore dhe kryesisht nga udhëtarë e detarë që kanë ndaluar aty për t’i shpëtuar stuhive detare apo për të pushuar. Mbishkrimet i dedikohen kryesisht Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë perëndi mbrojtëse të detarëve dhe anijeve në antikitet, ndërsa në mesjetë kemi kushtime kundrejt Jezu Krishtit.
Marrë nga Harta Arkeologjike e Shqipërisë, me autorë Pierre Cabanes, Muzafer Korkuti, Apollon Baçe dhe Neritan Ceka
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.