Gjurmë në rërë
Një natë, dikush pa një ëndërr sikur po ecte në breg të detit së bashku me Zotin. Në qiell shfaqeshin skena nga jeta e tij. Gjatë çdo skene ai shikonte dy palë gjurmë mbi rërë, një palë i takonin atij dhe pala tjetër i takonte Zotit. Kur iu shfaq skena e fundit e jetës së tij, ai pa gjurmët mbi rërë dhe vuri re se shumë herë përgjatë rrugës së jetës së tij, kishte vetëm një palë gjurmë. Ai pa gjithashtu, se kjo ndodhte në çastet më të vështira të jetës së tij.
Kjo gjë e shqetësoi shumë dhe pyeti Zotin:
“O Zot Jisu, Ti më the se sapo të vendosja të të ndiqja, Ti do të ecje me mua gjatë gjithë rrugës. Por kam vënë re, se gjatë çasteve më të trazuara të jetës, mbi rërë ka vetëm një palë gjurmë. Nuk e kuptoj, përse kur më je dashur më shumë, Ti më ke lënë vetëm?”
Zoti i përgjigjet: “Biri im tepër i vyer, unë të dua dhe kurrë nuk do të të braktis. Gjatë çasteve të vuajtjeve dhe shqetësimeve, kur ti shikon vetëm një palë gjumë, unë të kam marrë në krahë”.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.