GJYKIMI është i VERBER!
Një njeri i thyer në moshë po udhëtonte me tren me djalin e tij 25 vjeçar. Në fytyrën e djalit që ishte ulur afër dritares shihej hare e madhe. Në atë moment, djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe tha me zë të lartë: – Baba, shiko, drunjtë po vijnë pas nesh..!
Plaku buzëqeshi. Pranë tyre ishte ulur një çift që po dëgjonte bisedën mes babait dhe të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq.
– Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë?- menduan ata.
Papritmas djali bërtiti: – Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh!
Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali. Më pas filloi të bjerë shi. Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi. Papritmas ai bërtiti: – Baba, po bie shi, pikat e tij po mbushin duart e mia. Shiko…shiko…! Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut:
– Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur çfarë ka djali juaj?
Plaku u përgjigj: – Keni të drejtë, por duhet të dini që sapo dolëm nga spitali dhe djalit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh për herë të parë në jetën e tij!!!
Çifti i ri mbeti pa fjalë dhe u ndjenë shumë keq. Me lot në sy kërkuan falje dhe kuptuan që GJYKIMI është i VERBER!
Ndaj, të mos GJYKOJME!
Zot të lutemi, na ndihmo të duam dhe të shikojmë çdo person me sytë e Krishtit, plot dhembshuri e dashuri, duke ditur që vetë Zoti e krijoi çdo person në mënyrë të veçantë dhe të papërsërishtme!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.