26/06/2019 26/06/2019 Sezoni turistik ka nisur por specialistët e objekteve të kultit vijojnë të përkujdesen për këto vende të cilat janë itinerare turistike mjaft të vizituara që ndërthurin kultin, kulturën dhe bukuritë natyrore. Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës inspektuan kishën e Shën Kollit, Grabovë e Sipërme, Gramsh. Synimi kryesor ishte evidentimi i problematikave për të...
26 Ιουνίου, 2019 - 11:21

Gramsh, inspektime në kishën e Shën Kollit / FOTO

Διαδώστε:
Gramsh, inspektime në kishën e Shën Kollit / FOTO

Sezoni turistik ka nisur por specialistët e objekteve të kultit vijojnë të përkujdesen për këto vende të cilat janë itinerare turistike mjaft të vizituara që ndërthurin kultin, kulturën dhe bukuritë natyrore.

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës inspektuan kishën e Shën Kollit, Grabovë e Sipërme, Gramsh. Synimi kryesor ishte evidentimi i problematikave për të vazhduar më tej me hartimin e projektit të restaurimit.

Kisha e Shën Kollit është ndërtuar rreth shekullit XVIII. Si shumë kisha orthodokse është me orientim lindje-perëndim. Hyrja kryesore është nga jugu. Përmasat janë afërsisht 25x20m.

Muratura është prej guri të zonës dhe çatia është e mbuluar me rasa guri, sikurse dhe banesat tipike të zonës. Përbërja e kishës është me një nef kryesor, një nef të jashtëm në anën jugore, dhe një narteks në anën perëndimore.

Në brendësi të kishës ka veshje druri, të pikturuara në nivelin e tavanit. Mbi portën hyrëse kryesore është një afresk origjinal i kishës me sip rreth 1mX2m.

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων