Greqi: Inaugurohet anija e re që do të transportojë pelegrinët e shumtë të Malit të Shenjtë – mbi 250.000 në vit
Greqi: Inaugurohet anija e re që do të transportojë pelegrinët e shumtë të Malit të Shenjtë – mbi 250.000 në vit
Për shkak të numrit gjithnjë e më tepër në rritje të pelegrinëve, kompanisë së lundrimit “Agioritikes Grammes” iu desh të inaugurojë një tjetër anije, e cila do të shërbejë për transportin e pelegrinëve nga Ouranopoli në Malin Athos.
Anija e sapo inauguruar, e cila është e nënta e kësaj kompanie, e cila niset nga Ouranopoli për të shkuar në portin “Dafni” të Malit të Shenjtë, ka një kapacitet prej 500 pasagjerësh, pa përfshirë automjetet.
Riginos Tsanos, drejtues i kompanisë së lundrimit u shpreh se: “Anija quhet “Panagia Guarantor”, emër i cili lidhet me dëshirën e madhe të pelegrinëve, që e Tërëshenjta t’u sigurojë vajtjen në Malin e Shenjtë.”
Sipas Tsanos-it, Athosi vizitohet çdo vit nga më tepër se 250.000 pelegrinë, si dhe rreth 10.000 automjete, për shkak të restaurimeve që po bëhen nëpër manastiret.
“Në vitet e fundit vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të pelegrinëve të ardhur jo vetëm nga qytete të ndryshme të Greqisë, por edhe nga vende të tjera. Prandaj vendosëm të rrisim edhe numrin e mjeteve të transportit, sidomos për shkak të respektit të madh për Etërit e Shenjtë, të cilët na kanë treguar shumë besim dhe respekt”- vijoi Tsanos.
Në Janar të vitit 2017, Ava Eliseu i Manastirit të Simonopetrës u shpreh se numri i madh i pelegrinëve përbën sfidë për manastiret. Sipas tij, fluksi i madh i pelegrinëve, të cilët ndikojnë shumë në vijueshmërinë e jetës monakale, përbëjnë edhe problemin më të madh që hasin manastiret e Athosit.
- Burimi: orthochristian.com & radiongjallja.org & AMNA news
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.