27/05/2024 27/05/2024 E hënë, 27 maj 2024 – Shenjtori i ditës. KRISHTI U NGJALL! Hierodëshmor Heladhi, Theraponi i Sardës. Omologjet Joan Rusi. Dëshmor Juli në Rumani. Dëshmor Eusebioti. – OMOLOGJET JOAN RUSI – Fëmijë shpresëtarësh nga Ukraina, studioi Shkrimet e Shenjta dhe më pas u rekrutua si ushtar. Në luftën ruso-turke (ndoshta në vitin 1711), u zu...
27 Μαΐου, 2024 - 16:00

Hierodëshmor Heladhi, Theraponi i Sardës. Omologjet Joan Rusi. Dëshmor Juli në Rumani. Dëshmor Eusebioti

Διαδώστε:
Hierodëshmor Heladhi, Theraponi i Sardës. Omologjet Joan Rusi. Dëshmor Juli në Rumani. Dëshmor Eusebioti

E hënë, 27 maj 2024 – Shenjtori i ditës.
KRISHTI U NGJALL!
Hierodëshmor Heladhi, Theraponi i Sardës. Omologjet Joan Rusi. Dëshmor Juli në Rumani. Dëshmor Eusebioti.
– OMOLOGJET JOAN RUSI –
Fëmijë shpresëtarësh nga Ukraina, studioi Shkrimet e Shenjta dhe më pas u rekrutua si ushtar. Në luftën ruso-turke (ndoshta në vitin 1711), u zu rob nga tartarët dhe u shit te një qeveritar otoman i Prokopit të Kapadokisë. Qeveritari e torturoi shumë, por nuk arriti t’ia ndryshojë besimin, si robërve të tjerë. Më në fund u lodh dhe iu dhimbs për trimërinë, ndaj e lëshoi dhe e lejoi të banojë në stallë dhe të kujdesej për kuajt. Në stallën ku banonte, ashtu si edhe në kishën e afërt të Shën Gjergjit, ku shkonte fshehtas natën, ushtrohej me kreshmë, agripni dhe metani. E përbuznin derisa bëri mrekulli. Kështu, ndërsa zotëria ndodhej në Mekë, në falje falënderimi për pasurimin e tij të papritur (që i dedikohej Joanit), gruaja e tij shtroi një gosti, për kthimin e shëndoshë të tij. Në një çast, ajo shprehu dëshirën e parealizueshme, që edhe i shoqi të mund të hante nga pilafi i saj i preferuar. Oshënari, që i shërbente banketit, kërkoi një pjatë që t’ia dërgonte. Të tjerët qeshën, se menduan që e donte për vete dhe ia dhanë. Joani shkoi në stallë, u lut, e pastaj u kthye e tha (përsëri i shoqëruar nga talljet), se e dërgoi pjatën.
Kur u kthye qeveritari, solli me vete edhe pjatën metalike (ku ishte emblema e tij), të cilën e kishte gjetur duke lëshuar avull mbi tryezën e tij në të njëjtën kohë që zhvillohej gostia! Që atëherë, e liruan dhe e nderonin si shenjtor. Por ai vazhdonte të jetonte në mënyrë asketike në stallë. Paranjohu fundin e tij dhe, pasi u kungua me Kungatën Hyjnore, që ia sollën brenda një molle, fjeti më 27 maj 1730. Mbas tre vjet e gjysmë, trupi i tij, tashmë mrekullibërës, u transferua i paprishur në kishën e Shën Gjergjit. Më 1832 vandalë turq e hodhën lipsanin në zjarr, por mbeti i padëmtuar, ndërsa oshënari u shfaq dhe i dëboi. Më 1845, të krishterët e shpunë në një kishë të porsandërtuar, por përsëri e gjenin në Shën Gjergj, derisa iu lutën omologjetit dhe ai ra dakord. Gjithashtu, shpëtoi nxënësit e tyre kur u shemb shkolla, zbuloi një vrasëse, paralajmëroi dhe shpëtoi nga kusarët një pelegrinin e tij nga Mali i Shenjtë. Pas vitit 1922, kur të krishterët u dëbuan nga Turqia, lipsani i tij shumë i njohur bën mrekulli në Prokopin e Ri të ishullit Evia, në Greqi.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων