Ikona e Kryeengjëllit Mihail i shpëton për mrekulli flakëve të zjarrit
Të mërkurën e javës së kaluar, një apartament në Ilioupoli të Athinës u përshkua nga flakët e zjarrit. Pavarësisht të gjitha dëmeve të shkaktuara, në dhomën ku nisi zjarri u gjend një ikonë e Kryeengjëllit Mihail, ku fytyrat e engjëjve ishin ruajtur mrekullisht të paprekura.
Fatkeqësisht, e zonja e shtëpisë që kishte ikonën, një grua e moshuar 86 vjeçare u desh të dërgohej në spital së bashku me të birin, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Një ndër zjarrfikësit që ndodhej në vendngjarje dhe ishte dëshmitar okular i të gjithë skenës, Kosta Sefteli, shkruan: “
Përpjekjet për të shuar zjarrin e shkaktuar në apartamentin në fjalë në Rrugën Epir të Ilioupolit përfunduan në mënyrën më të mirë të mundshme. Kurrë nuk do ta harroj atë përjetim,- tha ai me zë të dridhur, duke kujtuar se çfarë pa në dhomën ku kishte nisur zjarri,- mes rrënojave gjej një ikonë të shkrumbuar, por fytyrat e engjëjve që paraqiteshin në të ishin të pacenuara. Lutemi për zonjën Dhespina, 86 vjeç, e cila gjendet tashmë në spital bashkë me të birin, Kriston, për shkak të problemeve të frymëmarrjes, dhe i urojmë shërim të shpejtë!”
- Burimi: orthochristian.com & radiongjallja.org
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.