Sipas traditës orthodhokse, me lutje dhe litani, u prit ikona e Shën Dhimitrit, në katedralen që mban emrin e këtij shenjtori mbrojtës të qytetit të tonë, dhuratë nga z. Stefan Pinguli. Biznesmeni i njohur, z. Stefan Pinguli, rrjedh nga një familje e madhe orthodhokse e qytetit të Beratit, dhe duke ecur në hapat e të parëve tanë, i dhuroi kishës sonë këtë ikonë të bukur, në kujtim të babait të tij z. Dhimitër Pinguli, emër të cilin tashmë e trashëgon dhe biri i tij. Kjo ikonë u zografisë me shumë përkushtim nga djali tjetër i talentuar i qytetit tonë, ikonografi z. Ilia Xoxe.