Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë kryer një inspektim në Kishën e Shën Kollit, në fshatin Shelcan, Elbasan. Kisha e Shën Kollit në Shelcan është një kapelë njënefshe, e cila përbën një nga tipologjitë e para ndërtimore të arkitekturës pasbizantine në Shqipëri.
Afresket e saj janë realizuar nga dora e një prej personaliteteve dominuese artistike të shek. XVI, Onufrit.
Gjatë inspektimit specialistët evidentuan dhe dokumentuan problematika, si nga ana strukturore, ashtu dhe degradime të materialeve. Më pas, do vijohet me hartimin e projektit të restaurimit.
25 Μαΐου, 2019
Inspektim në Kishën e Shën Kollit, Shelcan, Elbasan
Διαδώστε:
Διαδώστε: