Me mbështetjen e pakushtëzuar të Kryepiskopit Anastas në datat 22-23 qershor manastiri i hirshëm i shën Joan Vladimirit mirëpriti rreth 80 gra nga Dioqeza e Tiranës për kampin dy ditor që organizoi Lidhja e Grave Orthodhokse. Gratë pjesëmarrëse ishin nga Tirana përkatësisht nga Grupi i Grave të Katedrales, nga Shën Gjerasimi Kombinat, nga shën Prokopi dhe Grupi i Prindërve të Katedrales. Gjithashtu pjesë e minikampit ishin grupet e Grave nga Shkodra, Durrësi, Kavaja dhe Rrushkulli.
Programi përfshinte lutje së bashku, biseda shpirtërore, tema nga referues me përvojë, ndarje dhe takime në grupe të vogla, këngë, valle dhe argëtime të ndryshme etj.
Stafi organizues kishte zgjedhur si temë: “Të mbushur me Frymën e Shenjtë” (Efes. 5:18), e cila përkonte edhe me Pentikostinë dhe javën e Shpirtit të Shenjtë.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i grupeve të grave në enoritë përkatëse, angazhimi dhe kontributi në ndihmë të enorisë së tyre. Takime të tilla mbështeten pa ngurim nga Hirësi Asti, i cili do të ishte present vetë në këtë aktivitet për të biseduar me pjesëmarrëset. Gjatë bisedes së tij, ai u ndal në profilin e Martës dhe Marias, duke i nxitur Gratë që të frymëzohen nga shembulli i Marias që zgjodhi pjesën më të mirë, sipas pohimit që bëri Zoti ynë, Jisu Krisht. Gjithashtu Hirësi Asti do të sillte në vëmendje të grave aktive të Dioqezës së Tiranës, idenë e një riorganizimi më të strukturuar të Lidhjes së Grave, për t’u përforcuar sa më shumë dhe për t’u bërë lajmëtare të mira në përçimin e Ungjillit të dashurisë dhe mesazhit të shpresës në vendet ku janë.
Tema e dytë e këtij takimi do të ishte: “Të forcohemi në besim”, e cila do të mbahej nga Teologu Dhimitër Qosja. Gjatë bisedës që mbajti me Gratë z. Dhimitër solli shumë shembuj nga Shkrimi i Shenjtë që mbeten frymëzim për ne, për të njohur Zotin, dhe na nxitin dhe frymëzojnë për të krijuar një marrëdhënie personale me Perëndinë.
Tema e tretë ishte caktuar: Si të jemi misionarë në familjet tona?” e cila do të mbahej nga Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andoni. Gjatë bisedës së tij, ai theksoi sa e rëndësishme është të jemi misionarë në familjet tona dhe mënyra më e mirë për të bërë mision mbetet gjithmonë shembulli ynë.
Të dielën Liturgjia Hyjnore do të celebrohej nga Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni dhe atë Irineu prifti i manastirit, të cilët rezervuan nje mikpritje te ngrohte per pjesemarreset, pasi hapën dyert e manastirit për të akomoduar Gratë në realizimin e aktivitetit.
25 Ιουνίου, 2019
Kampi dy ditor me Grate e Dioqezes se Tiranes
Διαδώστε:
Διαδώστε: