12 Ιουλίου, 2019

Kërkoni së pari Mbretërinë e Perëndisë” (Math. 6:33)

Διαδώστε:

 

Në datat 1 – 10 korrik u zhvillua në ambjentet e manastirit të hirshëm të shën Joan Vladimirit kampi i adoleshenteve për vajza për të 23-tin vit radhazi. Rreth 60 vajza nga të gjitha Mitropolitë e Kishës sonë morën pjesë në këtë aktivitet veror, i cili ka si qëllim rritjen shpirtërore dhe forcimin e miqësisë së krishterë. Programi ishte ndërtuar mbi bazën e Ungjillit sipas Mateut dhe të vërtetave hyjnore që ky libër na mëson. Kampistet kaluan dhjete dite perjetimi te thelle te besimit orthodhoks me lutje, studim te Shkrimit te Shenjte, fjalime nga foles te ndryshem, perkujdesje per njerezit ne nevoje, aktivitete krijuese dhe argetuese, kenge dhe lojera etj.
Falenderim dhe mirenjohje per te gjithe ata qe bene te mundur realizimin e ketij kampi, vecanerisht Kryepiskopit Anastas, i cili qe prej vitit 1996 perkujdeset qe ato te organizohen cdo vit, Hiresi Astit per mbeshtetjen e pakursyer dhe stafit organizues per perkushtimin plot dashuri.

 

Radio “Ngjallja”

Διαδώστε: