Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Dhimbje dhe lutje për Sri Lankën
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, shpreh dhimbjen e thellë për mbi 300 njerëz, që humbën jetën nga disa sulme terroriste në mëngjesin e Pashkëve gjatë lutjeve në tre kisha katolike në tre qytete të Sri Lankës, si dhe në disa hotele turistike.
Ne si institucion, në emër të pesë komuniteteve fetare në Shqipëri (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) edhe një herë dënojmë ashpër çdo formë terrori, dhune dhe ekstremizmi, si dhe bashkojmë lutjet tona me mbarë botën, e sidomos me besimtarët e çdo besimi, që lutet për paqe e bashkëjetesë pa dallim feje, ngjyre dhe race.
Në këto momente dhimbjeje, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe lusim Zotin t’i japë shërim të plagosurve dhe të lënduarve.
Zoti e ndihmoftë dhe e udhëzoftë botën, e sidomos ata që kanë në dorë përgjegjësinë e drejtimit të komuniteteve dhe ndikojnë fatet e kombeve dhe popujve!
Shpërndarja tregon përkujdesje!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.