Këtë verë Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit mirëpriti vajzat e moshës 10-13 vjeç nga mitropoli të ndryshme të Kishës sonë
Edhe këtë verë Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit mirëpriti vajzat e moshës 10-13 vjeç nga mitropoli të ndryshme të Kishës sonë. Kampi nisi të shtunën, në datë 13 korrik, tema e të cilit është “Kërkoni së pari Mbretërinë e Prëndisë” (Mat. 6:33). Gjatë 3 ditëve të para programi ishte i mbushur me aktivitete shpirtërore, argëtuese dhe sportive. Në këto ditë kishim bekimin e veçantë të kishim të ftuar Mitropolitin e Elbasanit, Hirësi Andonin, i cili i uroi mirëseardhjen kampisteve. Gjithashtu i ftuar ishte dhe Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla, i cili foli rreth Mbretërisë së Perëndisë. Vajzat patën dhe një vizitë në fshatin turistik, Gjinar. Ndalesa e parë ishte në kishën “Ngjitja e Zotit në qiell” ku na priti prifti i kishës, Atë Jani Ranxha.
Lavdi Perëndisë për gjithçka
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.